Prej nesër NTP me numër të shtuar autobusësh në qarkullim dhe linjë të re nga Saraji në Radushë

Ndërmarrja për transport publik – Shkup, nga nesër, 1 shtator, do të fillojë me orarin dimëror, përkatësisht do të përfshijë numër të shtuar të autobusëve  në transportin publik në kryeqytet, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga NTP – Shkup, orari i detajuar është i disponueshëm në ueb faqen e tyre jsp.com.mk.

Nga aty, po ashtu njoftojnë se nga nesër (01.09.2022) do të vendosin linjën e re të autobusëve me numër 111 që do të qarkullojë nga Saraji për në Radushë.

“Fillimit/mbarimi në Saraj do të jetë në ndalesën e linjës së fundit “2”, ndërsa në Radushë fillimi/mbarimi do të jetë në mes të fshatit”, njoftoi NTP – Shkup.

Nga atje shtojnë se autobusët në linjën “111” do të qarkullojnë nga e hëna në të premte, sipas orarit të mëposhtëm:

Saraj: 5.35, 7.05, 11.10, 13.40, 15.20 dhe 19.30, Radushë: 6.15, 7.55, 12, 14:30, 16:10 dhe 20:20.

Ata theksojnë se linja është futur me kërkesë të popullatës vendase dhe pas analizave në terren që kanë treguar se kërkesa është e bazuar.

“Linja e re do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen ndërmjet Radushës dhe Sarajit dhe banorët e Radushës do të kenë transport të rregullt”, njoftoi NTP, duke shtuar se ndërkohë janë duke shqyrtuar edhe kërkesa të tjera të ngjashme.

Ndryshe, numri i udhëtarëve në transportin publik në Shkup është zvogëluar në mënyrë drastike, dhe autoritetet e qytetit së fundi kanë refuzuar ndërtimin e autobusit për transport të shpejtë (BRT) për të cilin tashmë janë siguruar para nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Si rrjedhojë, duke qenë se nuk përdoren mjetet e siguruara prej 70 milionë eurosh, për to paguhet interes prej 0.5 për qind në bazë vjetore, gjegjësisht 350 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button