Shkolla e mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë do të ketë objekt të ri shkollor

Qeveria dje shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për rialokimin e destinueshëm të mjeteve financiare të pashfrytëzuara nga ofrimi i shërbimeve në fushën e arsimit dhe shkencës dhe solli Vendim, në bazë të të cilit gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë do të ketë objekt të ri shkollor, me të cilin Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) do të zgjidhin problemin dhjetëvjeçar të mungesës së objektit të përshtatshëm për një proces cilësor arsimor, me të cilin përballen nxënësit dhe punonjësit e kësaj shkolle të mesme, njoftoi shërbimi për media i Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Është planifikuar ndërtimi i një shkolle krejtësisht të re, e cila do të ndërtohet maksimum për tre vjet nga tani dhe do të kushtojë rreth 120 milionë denarë.

Me vendim të Qeverisë në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës për vitin 2023 janë paraparë mjete në vlerë prej 50 milionë denarë dhe në vitin 2024, 70 milionë denarë shtesë.

Objekti do të ndërtohet në tokë në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila gjendet në ish-kazermën e Kumanovës.

Deri më tani, nxënësit, me vite të tëra e vijojnë mësimin në ambientet e përshtatura, të cilat nuk i plotësojnë aspak standardet për realizimin e aktiviteteve edukative.

Komuna e Kumanovës është në përfundim të procedurës për zhvillimin e projektit arkitektoniko-urbanistik dhe pas miratimit të tij do të fillojë me zhvillimin e projektit bazë për ndërtimin e objektit të ri shkollor.

MASH do të zbatojë procedurën për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për ndërtimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të ndërtimit.

Po ashtu, për këtë komunë, me ndryshimet në programet për investime kapitale të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, sivjet janë paraparë rreth 15 milionë denarë, të cilat do të përdoren për rindërtimin e kulmit të objektit në të cilin janë shkollat ​​fillore “Braça Miladinovci”. “dhe “Kërste Petkov Misirkov”, ku për shkak të rrënimit në kushte të pafavorshme atmosferike pengohet mësimi.

Nxënësit shqiptarë në gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë më shumë se 16 vite ndjekin mësimin në objekte të papërshtatshme, në fabrika të konvertuara në klasa. Ministria e Arsimit dhe Shkencës prej para tre vitesh thoshte se problemi do të zgjidhet, por vetëm tani shihet “dritë në fund të tunelit”.

Prindërit dhe nxënësit shqiptarë në Kumanovë prej vitesh ankohen për kushtet e këqija në të cilat po ndjekin mësimin fëmijët e tyre.

LEXO: Kushtet në shkolla: Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” ende mësojnë në ish objektin e fabrikës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button