Stuhia në Shkup, Danella: Ekipet janë mobilizuar dhe janë në teren

Stuhia e fortë me reshje të dendura shiu dhe erë që përfshiu Shkupin në orët e fundit, shkaktoi vërshime në disa vende të qytetit, transmeton Portalb.mk.

“Kam thirrur mbledhje urgjente në terren të shtabit për mbrojtje dhe shpëtim të qytetit të Shkupit, aktualisht ekipet janë duke intervenuar në më shumë se 30 lokacione ku ka vërshime pas stuhisë së madhe.  Ekipet e përbëra nga ndërmarrjet publike pastrojnë në terren ku do të qëndrojnë deri në sanimin e plotë të problemeve në zonat kritike. Të gjitha ekipet janë mobilizuar dhe ndodhen në terren, përfshirë edhe zjarrfikëset e qytetit të Shkupit, ku me një ndërhyrje të suksesshme arritën të shpëtojnë mbi 20 persona”, tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Moti i ligë shkaktoi edhe dëme materiale që tashmë janë duke u riparuar dhe sonte pas një analize të plotë të situatës, shtabi i krizës do të shpallë zgjidhjen e këtyre problemeve, por do të kërkohet edhe përgjegjësi për infrastrukturën joadekuate atmosferike, veçanërisht në bulevardet e qytetit të sapo rikonstruktuar ku u shkaktuan dëmet më të mëdha, shtoi Arsovska.

Ndryshe, një pjesë e rajoneve të Maqedonisë një javë më parë u goditën nga reshjet e mëdha të shiut, si pasojë e të cilave ka pasur dëme materiale, banorë të evakuuar, pemë të rrëzuara, mungesë të energjisë elektrike dhe ngjashëm. Tetova me rrethinë është goditur nga shiu, i cili shkaktoi vërshime të shtëpive, bodrumeve dhe garazheve, si dhe derdhje të ujërave të zeza nga disa puseta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button