RMV, 25 vjeçari vdiq gjatë mjekimit të dhëmbit, filluan hetimet

Do të bëhet obduksioni për 25 vjeçarin nga Berova që vdiq pas intervenimit ndaj ndezjes së dhëmbit.

Prokuroria, sic njofton KlanM, ka hapur lëndë pas informacioneve nëpër media dhe do të hetojë nëse ka pasur gabim mjekësor gjatë trajtimit të të riut Jovan Dimovski.

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kryer mbikëqyrje në Spitalin e Shtipit ku viktimës i është bërë intervenimi kirurgjik në dhëmbin e tij. Kontrollohet i gjithë dokumentacioni se si është trajtuar i riu nga Berova që tri herë kishte ardhur në spital.

Nga e Hëna inspektorët do t`i vizitojnë edhe institucionet tjera shëndetësore ku është mjekuar Dimovski, mjekun amë, stomatologun deri në Spitalin e Shkupit, ku kishte ndërruar jetë për më pak se 24 orë.

Nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor paralajmëruan se në Ministrinë e Shëndetësisë do të inicojnë formimin e një Komisioni të ekspertëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button