RMV, mosha mesatare e automobilave dhe autobusëve është rritur në 19,5 vite (infografik)

Në rrugët e Maqedonisë qarkullojnë automobila të vjetër, mosha mesatare e të cilave rritet nga viti në vit. Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të dhëna të reja shqetësuse për atë se sa ka qenë mosha e makinave në fund të vitit 2021. Te të gjitha llojet e makinave është arritur një rekord famëkeq, por më shqetësuese është gjendja te makinat dhe autobusët e regjistruar, mosha mesatare e të cilave vitin e kaluar është rritur në 19,5 vite, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Në pjesën e automobilave, mosha mesatare është rritur minimalisht, në krahasim me vitin 202 që ka qenë 19,4. Megjithatë, është shqetësuese gjendja me autobusët që qarkullojnë në Maqedoni. Në vitin 2020 mosha mesatare e autobusëve ka qenë 18,2 vite, përkatësisht për vetëm një vit, mosha e këtyre automjeteve është rritur për 1,3 vite. Edhe transporti i mallrave po përballet me problem të njëjtë, kështur që automjetet e mallrave që qarkullijnë nëpër rrugë, vitin e kaluar kanë pasur moshë mesatare prej 16,9 vite, ndërsa mosha e automjeteve të tërheqjes është 13,3 vite.

dhënat statistikore për vitin e prodhimit të automjeteve me tabela të regjistrimit që qarkullojnë në Maqedoni janë po ashtu alarmante. Prej pothuajse 550,000 automjeteve që janë të regjistruara në vend, madje 387,373 janë prodhuar para vitit 2007, përkatësisht janë më të vjetra se 14 vite dhe me atë kanë standarde EURO të motorit më të ulëta në pjesën e lëshimit të gazrave të dëmshme në atmosferë.

Më 31 dhjetor të vitit 2021, në vend ka pasur vetëm 7,491 automjete që janë prodhuar vitin e njëjtë, përkatësisht janë blerë si të reja. Më këtë, si automjete të reja të prodhuara në vitin 2021 ka pasur 3,770 automobula, 1027 automjete të mallrave dhe vetëm 12 autobusë.

Është i madh numri i automjeteve që i shfrytëzojnë qytetarët dhe kompanitë, ndërsa të cilat janë prodhuar në periudhë 2008 – 2010 – gjithsej 76.211, prej të cilave pjesa më e madhe janë automobila. Në gjithë vendin janë vetëm 95,824 vetura të prodhuara dekadën e kaluar, të cilat kanë motor që i përmbushin standardet EURO 5 dhe EURO 6, përkatësisht 17 përqind nga numri i përgjithshëm i automobilave, autobusëve, kamionëve, traktorëve, motorëve dhe mjete të tjera transportuese që qarkullojnë në vend.

Edhe përkundër thirrjeve të ekspertëve në lidhje me sigurinë e automjeteve të vjetra që qarkullojnë dhe problemin me ndotjen e ajrit në qytete, nga Qeveria tani për tani nuk ka vendim me të cilin duhet të ndalohet importi i automjeteve nën standardin EURO 5. Nga Qeveria dhe nga Ministria e Ekonomisë thanë për Meta.mk këtë verë se, opinioni i vendit do të jetë i informuar me kohë kur pushteti ekzekutiv do të sjell ndalesë të tillë, së bashu me datë prej kur e njëjta do të hynte në fuqi.

Ndërkaq, kanë kaluar më shumë se një vit e gjysëm prej kur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në janar të vitit 2021 premtoi se do të vendosë ndalesë për import të automjeteve të vjetra që janë prdhiara në periudhën para vitit 2011. Edhe pse një premtim i këtillë u tha se do të zbatohet në vitin 2021, zbatimi i ndaesës u prolongua për në vitin 2022. Ndërsa tash më kanë kaluar tetë muaj, por Qeveria deri më tani nuk ka sjellë vendimin për ndalesë të importit të automobilave të vjetër në vend të cilët janë më të vjetër se 11 vite.

Ndërkohë, për një vit numri i automjeteve të regjistruar në Maqedoni është rritur për 59.000. rritja e pakontrolluar e numrit të automjeteve të vjetra në vend nuk shkakton probleme vetëm në pjesën e sigurisë në trafik dhe ndotjen e ajirt, por edhe te mungesa e vendeve të parkimit në mjediset urbane, kaos i rritur në trafik nëpër rrugë, por edhe ulje e shfrytëzimin të transportit publik nga qytetarët dhe rritje e humbjes së të ardhurave të ndërmarrjeve të transportit publik në pjesën e udhëtarëve të transportuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button