fbpx

Osmani: Koha do të tregojë se miratuam vendim të mirë me pranimin e propozimit francez

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani ka dhënë raport për punën në dy vitet e para të mandatit të tij. Në konferencë për mendia, ai tha se nga fillimi i mandatit të tij, institucioni i tij është fokusuar në pesë prioritete, transmeton Portalb.mk.

Tre arritjet kyçe në këto tre vit, sipas ministrit të Jashtëm, janë miratimi i kornizës negociuese, mos përfshirja e çështjeve historike në procesin qasës dhe konferenca e parë ndërqeveritare e pakushtëzuar për filli të negociatave me Bashkimin Evropian.

Osmani tha se, raportet me Bullgarinë janë sfida më e madhe e MPJ-së, por tha se kanë arritur disa rezultate kyçe të cilat janë të rëndësishme në raportet me Sofjen.

“Ajo që vlerësoj se është gjëja më e rëndësishmë që arritëm, erdhëm në situatë që Rpublika e Bullgarisë të anulojë pozicionit famëkeq të Republikës së Bullgarisë në lidhje me perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut, e cila ishte famëkeqe jo vetëm në lidhje me tonin dhe fyerjet ndaj vlerave të rëndësishme për ne, por kishte edhe qëlime të caktuara, përkatësisht fyerje në atë proces, ndërsa ajo ishte gjuha maqedonase të mos jetë pjesë e kornizës negociuese në asnjë situatë apo kontekst. Dhe e dyta, të ketë 35 kapituj me çështje historike si përcaktim për hapjen dhe mbylljen e kapitujve, përkatësisht për progres në qasës”, tha Osmani.

Shefi i diplomacisë është i bindur se kanë sjell vendim të mirë dhe strategjik sa i përket propozimit francez, për çka thotë se koha do të tregojë se ka qenë ashtu.

“Arritëm në momentin e fundit të nxjerrim shtetin nga vorbulla e Ballkanit dhe ta lansojmë në një rrugë të pakthyeshme të evrpianizimit, stabilizimit dhe të rritjes së standardit të qytetarëve”, tha ai.

Në lidhje me procesin e skriningut, Osmani tha se ai fillon për dy javë me klasterin e parë vlerat themelore. Sipas tij, pikërisht skriningu është një ndër elementet kyçe të negociatave.

“Skriningu i vërteton udhërrëfyesit. Më pas kapitujt janë vetëm implementim”, sqaroi Osmani.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button