Kasami akuzon Grubin se për arsye politike ia ka dhënë Kadastrës objektin e vjetër të shkollës medicinale në Tetovë

Qeveria duke shkelur procedurat ligjore ka sjellë vendim me të cilin ndërtesa e vjetër e shkollës të mesme të mjekësisë në Tetovë t’i jepet në shfrytëzim të përhershëm Kadastrës së Tetovës, vendimin e ka nënshkruar zëvendës-kryeministri i parë- Artan Grubi, si dhe kjo është bërë pa konsultim me komunën. Këtë deklaroi sot para opinionit kryetari i Komunës së Tetovës- Bilall Kasami, duke e konsideruar si hakmarrje ndaj tij. Qeveria thotë se vendimi është miratuar në bazë të kërkesës nga Agjencia për Kadastër, shkruan Portalb.mk.

Siç deklaroi Kasami, me këtë vendim Qeveria e RVM-së, ka shkelur Ligjin për arsim fillore dhe të mesëm. Ku sipas ndryshimeve të Ligjit për arsim të mesëm që janë bërë në vitin 2004, pronësia ose objektet shkollore dhe pasuria e patundshme e shkollave transferohet tek pushteti lokal respektivisht u jepen komunave

“Me vendimin e fundit qeveria Kovaçevski-Ahmeti, jo vetëm që ka shkelur Ligjin për arsim të mesëm, por në të njëjtën kohë nuk njeh edhe vendimet e vetë qeverisë. Një vendim i jashtëligjshëm i qeverisë me të vetmin qëllim për të dëmtuar arsimin në Tetovë. Si kryetar i Komunës së Tetovës, që përfaqëson vullnetin e tetovarëve i bëj ftesë qeverisë që në mënyrë urgjente ta rishqyrtojë këtë vendim, sepse godina e vjetër e mjekësisë i takon sferës së arsimit dhe nuk mund që për mllefe personale të destinohet për qëllime tjera”, deklaroi Kasami.

Në Nenin 112, Paragrafi 1 i Ligjit për arsim të mesëm thuhet:

Pronësia e objekteve shkollore dhe prona e shkollave të mesme nga paragrafi 1 i këtij neni me vendim të Qeverisë i kalojnë  komunës.

This slideshow requires JavaScript.

Ai tha se për këtë janë duke  përgatitur padi kundër Qeverisë, e njëjta sot pritet të dorëzohet në Gjykatën Administrative si dhe do kërkojnë me urgjencë në Kadastrën e Tetovës që këtë vendim të kundërligjshëm ta kthejnë në situatën paraprake

Gjithashtu theksoi se do informojë të gjitha përfaqësitë diplomatike në vend, ambasadën e SHBA, OSBE dhe UNICEF.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për Portalb.mk thonë se vendimi nga ata është miratuar në bazë të kërkesës nga Agjencia për Kadastër, sepse hapësirat e deritanishme të këtij institucioni nuk janë adekuate për realizimin e obligimeve të punës dhe procedurave të nevojshme, duke marrë parasysh numrin e të punësuarve dhe kushtet në këto hapësira.

“Ju informojmë se objekti është në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për këtë pronësi nuk ka shënime tjera, gjegjësisht nuk i është dhënë në shfrytëzim ndonjë institucioni tjetër. Prej aty, në përputhje me Ligjin, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të kësaj prone Agjencisë për Kadastër të Patundshmërisë. Me këtë vendim përmirësohen shërbimet për qytetarët e Komunës së Tetovës, gjegjësisht mundësohet që ata shpejtë dhe në kohë të marrin shërbimet të cilat iu nevojiten dhe njëkohësisht mundësohen kushte më të mira për punë në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërisë”, thanë nga Qeveria për Portalb.mk.

Nga atje shtuan se në hapësirat ekzistuese nuk ka kushte as për ruajtjen e materialeve arkivore, dokumentacionet e Kadastrës, si dhe materiale të tjera, pasi ky material deri më tani gjendej në hapësirat e bodrumit të qendrës tregtare në Tetovë dhe në periudhën e kaluar disa herë ishte përfshirë nga përmbytjet. Mes tjerash thanë se kushtet e deritanishme hapësinore nuk janë aspak të përshtatshme për qasje si për të moshuarit por edhe për personat me nevoja të posaçme, gjë që është në kundërshtim me politikën e Qeverisë për të lehtësuar komunikimin e institucioneve me të gjithë qytetarët.

Kasami akuzon Grubin se për arsye politike ia ka dhënë Kadastrës objektin e vjetër të shkollës medicinale në Tetovë

Objekti në fjalë, shfrytëzohet për mësim edhe aktualisht dhe se si do të vazhdojë kjo Kasami tha se nxënësit do vazhdojnë të mësojnë aty, dhe se nuk mund të implementojnë një vendim i cili është marrë kundër ligjit. Ai theksoi se Ministria e Arsimit nuk ka reaguar për këtë.

Kasami këtë vendim e konsideroi si tendencë dashakeqe të Qeverisë, pasi pikërisht në këtë kohë arsimi në Tetovë ka nevojë për hapësira dhe modernizim.

Ndryshe, muajin e kaluar Ministria e Arsimit dhe Shkencës Komunës së Tetovës ia ka marrë kompetencat për kryerjen e punëve për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të Shkollës së Mesme Komunale Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button