Për një muaj qytetarët e Maqedonisë së Veriut harxhojnë 521 mijë MWh energji elektrike

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjatë muajin qershor kanë shfrytëzuar 521 750 MWh energji elektrike, 71 përqind e të cilës prodhohet, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit qershor të vitit 2022, harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 521 750 МWh energji elektrike, 3. 139 mil. nm3 gaz natyror, 436 990 ton qymyr dhe 97 452 ton produkte të naftës”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut.

Enti sqaroi që 372 301 MWh energji elektrike prodhohet në Maqedoninë e Veriut, në termocentrale 263 886 MWh dhe 91 299 MWh në hidrocentrale. Sasia tjetër më e vogël prodhohet nga turbinat e erës (2.1 %), bimët e biogazit (0.9 %), panelet solare (0.8 %) dhe termocentralet e kombinuara (0.7 %).

“97.1 % nga harxhimi i përgjithshëm i qymyrit është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike”, theksoi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button