fbpx

Kardiologët alarmojnë: Nëse presioni i gjakut u rritet kur zgjoheni, mund të jetë paralajmërim për sulm në zemër

Është e zakonshme që presioni i gjakut të bjerë kur ngrihemi, por nëse ju ndodh e kundërta, mund të jetë sinjal se keni rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare, thuhet në studimin e ri, shkruan Panacea.  

Janë këto të dhëna që mund t’i ndihmojnë mjekët të përcaktojnë më lehtë se cili do të jetë shëndeti kardiovaskular i njerëzve më vonë në jetë dhe si duhet të trajtohen.

Rezultatet e këtij studimi, të botuara në revistën Hypertension, zbuluan se njerëzit midis moshës 18 dhe 45 vjeç që kishin hipertension mund të kenë rrezik më të lartë për të zhvilluar probleme kardiovaskulare në të ardhmen, të cilat përfshijnë sulmin në zemër, dhimbje gjoksi, madje edhe sulmin ishemik.

“Ky hulumtim sugjeron se ndryshimi i vlerave të presionit të gjakut kur ngriheni mund të jetë diçka që do të ndihmojë në trajtimin e pacientëve me presion të lartë të gjakut”, tha Prof. Paolo Palatini, autor i studimit nga Universiteti i Padovës. Hulumtimet kanë treguar se shumë njerëz shpesh nuk janë të vetëdijshëm se kanë presion të lartë të gjakut, ndërsa një studim tjetër pohon se ai prek rreth 68% të njerëzve”.

Hulumtimi shpjegon se edhe në mesin e njerëzve që e dinin se kishin probleme me presionin, një pjesë e vogël kujdesej për kontrollin e gjendjes. Studimi gjithashtu sugjeron se kontrolli i gjendjes është mënyra më e mirë për të parandaluar problemet serioze të shëndetit kardiovaskular.

Studimi, i cili ndoqi pacientët e moshës 18 deri në 44 vjeç, zbuloi 105 raste të sëmundjeve të zemrës, duke përfshirë atakun në zemër, dhimbjen gjoks që ka të bëj me infarktin dhe sulmin ishemik.

Ata që kishin vlerat më të larta të presionit kur ngriheshin, kishin dy herë më shumë gjasa të përjetonin një nga sëmundjet e përmendura. Rritja e presionit të gjakut gjatë ngritjes nuk është vetëm një ndryshim i rëndësishëm që mund të çojë në gjendje të rënda, por është diçka që është krejtësisht e kundërta e asaj që duhet të ndodhë, ndërsa kjo është të ulë vlerat e presionit të gjakut.

“Kur ne ngrihemi, më shumë gjak shkon në këmbë dhe më pak në pjesën e sipërme të trupit. Trupi ka mekanizmat e tij për t’u përballur me këtë dhe presioni i gjakut kthehet në normale brenda pak sekondash”, tha doktoresha Aeshita Dvevedi, duke shtuar se ky studim veçon një grup njerëzish mekanizmat e të cilëve janë hiperaktivë për të ndryshuar pozicionin e trupit.

A DO TË SJELL NDRYSHIME NË TRAJTIM KY HULUMTIM?

Mjekët zakonisht nuk e matin presionin e gjakut kur qëndrojmë në këmbë, thotë Prof. Palatini, por studimi arrin në përfundimin se ndoshta kjo është pikërisht ajo që duhet bërë. “Qasja e duhur do të ishte matja e presionit të gjakut të pacientit si kur qëndron në këmbë ashtu edhe kur është ulur. Nëse ka një ndryshim të madh, duhet filluar terapia”. Ai gjithashtu thekson se ndryshimet në matjen e presionit nuk ka gjasa të ndodhin pasi ky studim kërkon kërkime të mëtejshme

Ndërkohë, është e rëndësishme që të bëhen kontrolle të rregullta, të cilat përfshijnë kontrolle sistematike vjetore që përfshijnë matje të presionit të gjakut. Të rinjtë dhe të moshuarit duhet të fokusohen në ndryshimet e stilit të jetesës dhe të investojnë në parandalimin.

CILAT JANË VLERAT OPTIMALE TË PRESIONIT TË GJAKUT?

  • Gjendja e presionit është optimale nëse presioni sistolik është më i vogël se 120, ndërsa presioni diastolik është më i vogël se 80 mmHg.
  • Gjendja e presionit është normale nëse presioni sistolik është më i ulët se 130, ndërsa presioni diastolik është më i vogël se 85 mmHg.
  • Gjendja e presionit është kufitare nëse presioni sistolik është midis 130 dhe 139 mmHg dhe presioni diastolik është midis 85 dhe 89 mmHg. Në këtë rast, kontrolloni përsëri pas një viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button