Maqedoni, edhe fëmijët kurban i politikës

Fëmijët shumë rrallë e paraqesin dhunën që u nënshtrohet atyre ndërsa institucionet kompetente duhet të punojnë më shumë për ti mbrojtur të drejtat e tyre thotë për Portalb, Dragi Zmijanac, njeriu i parë në Maqedoni i cili merret me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kryetari i organizatës “Megjashi” në Maqedoni, ambasadës së parë të fëmijëve në botë.

Sot më 1 qershor, në ditën e fëmijëve, Zmijanac thekson shkeljet që u bëhen fëmijëve në Maqedoni.

“Ka nevojë për mobilizim të institucioneve në vend, prindërve, sektorit civil dhe mediumeve për të ngritur vetëdijen se është e nevojshme ende më shumë të mbrohen të drejtat e fëmijëve dhe të respektohet Konventa e të drejtave të fëmijëve. Ka përparim në këtë sferë por ende në masë të madhe agresioni, dhuna familjare, tëhuajësimi dhe vetë-izolimi te të rinjtë janë shumë prezent si dukuri negative.” shprehet Zmijanac.

Fëmijët ende pre e abuzimeve
Në Maqedoni fëmijët akoma janë pre e abuzimeve emocionale, fizike, seksuale dhe psikologjike. Nevojitet ngritja e vetëdijes së të miturve për paraqitjen e rasteve nëpër institucionet relevante, porositi psikologu Lulzim Murtezani.

‘Njerëzit që i shkaktojnë këto abuzime janë njerëz me çrregullime psikologjike, neurotik, psikopat, sociopat që nuk do të thotë se nuk janë inteligjent por mund të jenë edhe dhunues e pedofil, dhe në përgjithësi kemi të bëjmë me çrregullime të moralit dhe karakterit qoftë prind, politikan, lider, anëtarë i familjes, dhe të ngjashme, individ të rrezikshëm’ tha për Portalb, Murtezani.

Kërkesat: Fëmijët të kyçen në arsim
Zmijanac thotë se institucionet duhet ta kryejnë punën e tyre për ti kyçur fëmijët në procesin arsimor. Në këtë drejtim më të rrezikuar janë fëmijët romë, të cilët mbeten dhe analfabet.

“Kërkojmë gjithashtu edhe arsimim parashkollor të detyrueshëm, kështu fëmijët  nga 3-6 vjeçar do të orientohen mos e lëshojnë procesin mësimor. Kërkojmë shteti të mundësojë beneficione për familjet e varfra me fëmijë për tu siguruar atyre jetë normale që mos të keqtrajtohen.” thotë për Portalb, Zmijanac.

Incidentet e fundit e të miturve në Gjorçe, të nxitura nga politika
Institucionet dhe politika janë fajtore për sjelljen agresive e të rinjve të cilët japin mesazhe separatiste të cilat ndikojnë te të rinjtë. Më pas vinë dhe prindërit, ushtarë partiak të cilët po ashtu ndikojnë te të rinjtë.

“Duhet fëmijët të ndërtojnë një sistem të përbashkët të vlerave në të cilin do të besojnë dhe do të respektohen ndërmjet veti nga çdo nacionalitet dhe fe. Në Maqedoni nuk ndodh kjo” thotë për Portalb, Zmijanac duke diskutuar për rastin e vandalizmit të lagjes Gjorçe Petrov në Shkup kryesisht nga të mitur.

Fëmijët keqpërdoren nga partitë politike
Fëmijët keqpërdoren dhe involvohen në fushatat e partive politike. Vëzhguesit kanë regjistruar disa raste ku bëhet keqpërdorimi i fëmijëve për qëllime politike në fushatat e zgjedhjeve presidenciale dhe të parakohshme parlamentare.

Lexo: Mehmeti: Fëmijët mos të përfshihen në fushatë parazgjedhore
Lexo: Fëmijët, çfarë kërkojnë nëpër fushata partiake
Lexo: Prindërit të mos i marrin fëmijët në mitingje

Ligji parasheh 10 vite burg për prindërit që abuzojnë me fëmijët
Nëse për herë të parë ndodh keqpërdorim apo shpërfillje e të drejtave prindërore, gjegjësisht prindi e detyron dhe e shfrytëzon fëmijën të lypur nëpër rrugë, Qendra për punë sociale fillimisht do ta paralajmërojë prindin për mangësitë dhe duhet të marrë vendim për mbikëqyrje të vazhdueshme mbi ushtrimin e të drejtës prindërore, ndërsa do të zbatojë punë profesionale këshillëdhënëse me prindërit dhe fëmijën. Lexo më tepër në: Prindërit që abuzojnë me fëmijët deri në 10 vite burg /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button