Ish-Presidenti Meta nën hetim nga SPAK

Ish-Presidenti Ilir Meta është zyrtarisht nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, raporton Klan. Nisja e këtij hetimi konfirmohet nga vetë SPAK përmes dy kërkesave drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorisë së Gjendjes Civile.

Në kërkesën e parë, të bërë publike nga vetë SPAK, thuhet se hetimet nisën në funksion të procedimit penal të regjistruar këtë vit pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri. SPAK kërkon një kopje të formularit të vetëdeklarimit, sipas ligjit të Dekriminalizimit.

Ish-deputeti Valteri, në kallëzimin e bërë në Qershor, kërkoi që për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe një sërë drejtuesish të LSI, që kanë qenë dhe në poste të larta shtetërore si gjatë koalicionit me PS ashtu dhe PD, të hetohen bazuar në shkrime të mediave vendase dhe të huaja për fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë të saj.

Pjesë e hetimit kërkohet të jetë një kontratë lobimi e vitit 2016 që Meta dhe drejtues të LSI kanë nënshkruar me kompaninë amerikane të lobimit Global Security and Innovative Strategies me vlerë në total afro 123 mijë Dollarë, kontratë që është bërë publike nga vetë kompania në SHBA.

Shkresa e dytë drejtuar Gjendjes Civile është bërë publike nga vetë Meta, i cili e shoqëroi publikimin e saj me një reagim ku me një gjuhë denigruese thotë se gjithçka po bëhet për të mbrojtur aferën e inceneratorëve.

“Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më”.

Përsa i përket kësaj kerkese, SPAK kërkon të njihet me gjeneralitetet zyrtare të Presidentit, nëse mbiemri i tij zyrtar është Meta apo Metaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button