Në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë do të rritet, ndërsa benzina dhe mazuti do të kenë çmim të njëjtë edhe pas mesnatës, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe mazutit nuk ndryshojnë. Çmimet e shitjes me pakicë të eurodizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri rriten për 3 denarë për litër”, njoftojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit në Maqedoninë e Veriut.

Eurodizeli do të shitet për 96.5 denarë, vaji ekstra i lehtë për 93 denarë, ndërsa benzina BS-95 do të shitet 89 denarë, BD-98 do të shitet 91.5 denarë, ndërsa mazuti 51.686 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button