Rrjedhin afatet për kundërshtime të zgjedhjeve në Qendër Zhupë, Mavrovë-Rostushë dhe Tetovë

Rrjedhin afatet për parashtrimin e kundërshtimeve  për zgjedhjet për kryetar të Komunës Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë dhe për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Nëse janë paraqitur kundërshtime, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) do t’i shqyrtojë të martën ose të mërkurën, dhe publikimi i rezultateve përfundimtare do të varet nga mënyra se si do të zgjidhen dhe nëse do të ketë padi në Gjykatën Administrative.

Në orët e vona të mbrëmjes pas zgjedhjeve të së shtunës, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet fillestare, sipas të cilave 3.340 nga gjithsej 3.395 votues kanë votuar për kandidatin e vetëm Arijan Ibrahim nga PDTM në Qendër Zhupë. Në Mavrovë-Rostushë, nga ana tjetër, kandidati i LSDM-së, Medat Kutrovski ka fituar 3.266 vota, kurse Mevmed Xhaferi nga VMRO-DPMNE 1.935 vota.

Në Këshillin e Komunës së Tetovës, sipas rezultateve fillestare të shpallura nga KSHZ-ja, BESA ka fituar më së shumti mandate, gjithsej 12, pasuar nga BDI me 11 mandate, VMRO-DPMNE me katër mandate dhe LSDM me dy mandate. Nga një mandat në Këshillin e Komunës së Tetovës, kanë fituar Alternativa dhe PDSh.

Pas zgjedhjeve të së shtunës, koalicioni i udhëhequr nga LSDM festoi fitore të dyfishtë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetar komune në komunat Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, ndërsa, në anën tjetër, VMRO-DPMNE festoi për, siç e prezantuan fitore e dyfishtë në Tetovë, gjegjësisht se ata kanë mposhtur LSDM-në, kurse BESA BDI-në.

Sipas LSDM-së, qytetarët zgjodhën përparimin dhe njohën politikat e vërteta. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, të cilët po festonin në Tetovë, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Kovaçevski dhe zgjedhje të parakohshme.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, për shkak të dështimit zgjedhor në Tetovë dhe mos fitimit të asnjë mandati për këshilltar, dje dha dorëheqje të parevokueshme.

Pas mbledhjes së kryesisë së lartë në Tetovë, Sela në një konferencë për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë më për postin liderit në këtë parti. Ai bëri të ditur se në periudhën në vijim Kuvendi Qendror duhet të ulet dhe të vendosë se kush do të ushtrojë detyrën kryetar partie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button