Aleanca për Shqiptarët: Rezultati nuk është i kënaqshëm për ne (VIDEO)

Bartësi i listës së Aleancës për Shqiptarët, Abdulla Osmani në konferencën në një konferencë për mediat për rezultatet e zgjedhjeve për përbërjen e re të Këshillit Komunal të Tetovës, tha se nuk partia e tij nuk është e kënaqur me to, shkruan Portalb.mk

“Rezultati nuk ishte në pritshmëritë tona. Në këto zgjedhje u ballafaquam me pushtet absolut nga gjitha partitë. Ne ishim e vetmja parti opozitare, kishim përballë luftën me punësimet, me kontratat fiktive që shtoheshin dita-ditës, me kërcënime dhe shantazhe ndaj aktivistëve tanë. Blerja e votës, gjithashtu, nuk mund të përjashtohet nga ky proces. Ne si parti me këto humbje, do të ulemi dhe do të reflektojmë për këtë rezultat.” tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button