Dy gra nga Tetova kanë humbur jetën në një aksident trafiku në afërsi të fshatit Zajas të Kërçovës

Në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Gostivar – Kërçovë, afër fshatit Zajas, kanë humbur jetën dy gra nga Tetova. Aksidenti ka ndodhur kur një kombi “Mercedes” me targa të Tetovës është përplasur kokë më kokë me veturën e pasagjerëve “Golf” në të cilën pasagjere kanë qenë tashmë femrat e ndjera, njoftoi MPB, transmeton Portalb.mk.

“Me datë 20.08.2022 në ora 09:15, në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë në afërsi të fshatit Zajas të Kërçovës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të kombit “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.I.(58) dhe një veture “Golf” gjithashtu me targa të Tetovës, me drejtues shtetasin A.I.(78), të dy nga Tetova. Në vendin e aksidentit lëndimeve të marra iu nënshtruan dy pasagjeret femra në automjetin e dytë, T.V.(54) nga Tetova, ndërsa S.C.(75) nga Tetova vdiq në autoambulancë rrugës për në Qendrën Emergjente në Shkup” thuhet në kumtesë.

Ndërsa dje ka ndërruar jetë një vajzë 23-vjeçare nga Tetova e cila më 15 gusht u godit nga një automjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button