fbpx

Mbi 10 përqind është rritur rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut për 10.9 përqind është rritur rroga mesatare në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Paga mesatare mujore neto për të punësuar gjatë muajit qershor 2022 është 31 869, ndërsa ajo bruto 47 634 denarë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë periudhë rritje më e theksuar është regjistruar te sektori i Akomodimit dhe shërbimit ushqimor (23.1 %), në sektorin Arte, argëtim dhe rekreacion (17.5 %), etj.

Rroga më e lartë mesatare, 81 094 denarë është në sektorin e Programimit kompjuterik. Rroga mesatare më e vogël është në sektorin për Prodhimin e lëkurës dhe produkteve prej lëkurës, 19 529 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button