Një ushtar rus e rrëfen përvojën nga pushtimi i Ukrainës: Na shndërruan në egërsira

“Nuk shoh drejtësi në këtë luftë. Nuk e shoh të vërtetën”, thotë Pavel Filatjev, një ushtar rus që u kthye shpejt nga Ukraina në Moskë për shkak të një problemi shëndetësor në bisedë me gazetarin e gazetës britanike “Guardian”, transmeton Portalb.mk.

Dy javë më parë Pavel Filatjev, publikoi një “bombë” në faqen e tij në rrjetin social rus “VKontakte” – kujtimet dhe pikëpamjet e tij për pushtimin e Ukrainës në një dokument prej 141 faqesh. Pas bisedës me gazetarin e revistës “Guardian”, ai u arratis nga Rusia, prej frikës nga hakmarrja e shtetit dhe individëve për shkak të sinqeritetit të tij.

Ish-parashutisti, gjithsesi, i ka ditur pasojat e asaj që po thoshte. Ai e dinte se po rrezikonte të burgosej duke u quajtur tradhtar dhe duke u urryer nga ish-shokët e tij, shkruan “The Guardian”.

“Nuk shoh drejtësi në këtë luftë. Nuk e shoh të vërtetën. Unë nuk kam frikë të luftoj në luftë. Por duhet të ndiej drejtësi, për të kuptuar se ajo që po bëj është e drejtë. Besoj se e gjithë kjo po shembet jo vetëm sepse qeveria vodhi gjithçka, por sepse ne rusët nuk mendojmë se ajo që po bëjmë është e drejtë”, thotë ai në një bisedë me gazetarin e Guardian në një kafene në lagjen financiare të Moskës, përballë një parku.

Në kujtimet e tij nga fronti, që i botoi në VKontakte, Filatjev përshkruan, ditë pas dite, se si kompania e tij e parashutistëve u dërgua nga pjesa kontinentale e Ukrainës në Krime, se si kanë hy në Kherson dhe si e kanë pushtuar portin dhe se si më pas janë ngujuar në istikame dhe gjatë një muaji kanë mbijetuar sulme të rënda të artilerisë pranë Mykolaivit, si është plagosur dhe evakuuar më pas nga konflikti për shkak të një infeksioni në sy.

Në atë kohë ai tashmë ishte fortë i bindur se duhej të ekspozonte kalbjen në zemër të invazionit rus në Ukrainë.

“Qëndronim nën zjarr e artilerisë te Mikolaiv. Atëherë po mendoja se kjo që po bëjmë është m.., pse dreqin na duhej kjo luftë? Dhe pastaj mendova: Zot, nëse mbijetoj, do të bëj gjithçka që duhet për ta ndalur këtë.”

Ka kaluar 45 ditë duke shkruar kujtimet e tij nga konflikti, duke thyer kodin e heshtjes, që e ndalon fjalën “luftë”.

Kujtimet e tij janë emërtuar “ZOV”, sipas shenjave taktike në automjetet ushtarake ruse, të cilat pranohen në Rusi si simbol i mbështetjes për luftën. Siç shkruan “The Guardian”, këto janë rrëfimi më i detajuar i sinqertë deri më tani prej ndonjë ushtari rus, i cili që mori pjesë në pushtimin e Ukrainës. Fragmente janë ri-publikuar në mediat e pavarura ruse.

Nëna i ka thënë të ikte nga Rusia derisa mundej.

Filatjev tani është jashtë Rusisë, pasi është arratisur diku gjatë fundjavës me ndihmën e rrjetit rus për të drejtat e njeriut Gulagu.net. Ai është jo vetëm ushtari i parë rus që e ka përshkruar në detaje dhe mënyrë kritike invazionin rus në Ukrainë, por është bërë edhe ushtari i parë i cili ka ikur nga Rusia. sepse kundërshton luftën që Rusia po e bën në vendin fqinj, raporton “The Guardian”.

Filatjev ka shërbyer në Regjimentin e 56-të për Sulme Ajrore në Krime. Ai përshkruan se si kompania e tij, e stërlodhur dhe e pa pajisur, është futur në pjesën kontinentale të Ukrainës nën “rrebeshin e dendur të  raketave” në fund të shkurtit, me pak ose aspak logjistikë specifike ose objektiva të përcaktuara dhe se nuk kanë pas idenë përse po ndodhte lufta.

“Më deshën javë të tëra për të kuptuar se nuk ka luftë në territorin rus dhe se ne thjesht e sulmuam Ukrainën”, thotë Filatjev.

Në një vend, ai rrëfen sesi parashutistët e uritur, njësi elitare e ushtrisë ruse, e kanë pushtuar portin e Khersonit dhe kanë filluar menjëherë të plaçkitin “kompjuterët dhe çdo mall tjetër me vlerë që mund të gjenim”. Pastaj nëpër kuzhina kishin kërkuar ushqim për të ngrënë.

“Si egërsira, hanim gjithçka që kishte: qull tërshëre, qull elbi, marmelatë, mjaltë, kafe… Nuk na interesonte asgjë, ishim tashmë të stresuar deri në shpërthim. Shumica prej tyre kishin kaluar një muaj pa komoditetin më të vogël, dush apo ushqim normal. Në një gjendje të jashtëzakonshme si egërsira, ju mund t’i bësh të ndihen njerëzit nëse nuk mendoni për faktin se ata duhet të flenë, të hanë, të lahen. “Gjithçka rreth nesh na krijonte  neveri: Si endacakë, përpiqeshim vetëm të mbijetonim”, shkruan Pavel Filatjev.

Ai rrëfen edhe për “degradimin” e ushtrisë, duke përfshirë përdorimin e pajisjeve dhe automjeteve të vjetruara, prandaj ushtarët rusë kanë qenë të cenueshëm drejtpërdrejt nga sulmet ukrainase. Pushka që ia kishin dhënë ka pas tytë të ndryshkur dhe rrip të grisur.

“Ishim cak ideal. Ishte e paqartë se cili ishte plani – askush nuk dinte gjë,” thotë Filatjev, duke përshkruar udhëtimin për në Kherson me kamionë të vjetër UAZ të pa armuar, të cilët ndonjëherë qëndronin në një vend, pa lëvizur edhe nga 20 minuta, duke mos ditur se çfarë duhet të bëjnë më pas.

Pas gati një muaji në një istikame në Mykolaiv, nën zjarr të fortë ukrainas, nga një shpërthim i granatës i spërkat baltë në sy, që më pas të zhvillojë një infeksion nga i cili gati u verbua.

Filatjev tregon edhe për storje për ushtarë të cilët janë vetëlënduar për të ikur nga fronti dhe për të marrë 3 milionë rubla (rreth 40.5 mijë £) dëmshpërblim, si dhe thashethemet për gjymtim të ushtarëve të kapur ukrainas dhe trupave të vdekur.

“Shumica e njerëzve në ushtri janë të pakënaqur për shkak të asaj që po ndodh atje, ata janë të pakënaqur me qeverinë dhe komandantët e tyre, janë të pakënaqur me Putinin dhe politikat e tij, janë të pakënaqur me Ministrin e Mbrojtjes, i cili kurrë nuk ka shërbyer në ushtri”, shkruan Filatjev në kujtimet e tij.

Pasi ai i ka publikuar memoaret, e gjithë kompania e tij i ka ndërprerë kontaktet me të, por Filatjev beson se 20 përqind e bashkëluftëtarëve të tij e mbështesin fshehurazi protestën e tij.

Plani fillestar i Pavel Filatjevit ka qenë të botonte kujtimet dhe më pas të dorëzohej menjëherë në polici. Por aktivisti Oseçkin nga Gulagu.net u përpoq të ndryshonte mendje dhe vazhdimisht i tha të ikte. Deri në këtë javë Filatjev ka refuzuar ta bënte këtë. Ndërkohë, ai çdo natë ka kaluar në ndonjë hotel tjetër, duke tërhequr zvarrë me vete çantën e zezë, duke u përpjekur të jetë një hap para policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button