Qeveria e Kosovës njoftoi për çështjet që janë diskutuar në Bruksel

Nga Qeveria e Kosovës është njoftuar se për çfarë është biseduar sot në Bruksel në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raportoi Koha.net.

Ishte takimi i tretë i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Nga Qeveria është thënë se temë kanë qenë dy tema. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes, ndërsa e dyta për çështjen aktuale politike e të sigurisë.

Nga Qeveria është thënë se kryeminsitri ka thënë se marrëveshja duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohja reciproke të jetë në qendër. Ndërsa ka prezantuar disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë.

“Sot kishte dy tema në agjendë. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë. Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim Kryeministri Kurti falënderoi Bashkimin Evropian, z.Borrel dhe z.Lajçak, për organizimin dhe ndërmjetësimin në këto bisedime, drejt normalizimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button