Maqedonia e Veriut dhe Kosova planifikojnë projekt të përbashkët hekurudhor, do të aplikojnë për 700 mijë euro

Ndërmarrja publike për infrastrukturë hekurudhore Hekurudha e RMV-së dhe Infrastruktura hekurudhore e Kosovës INFRAKOS SHA do të punojnë në projekte të përbashkëta me rëndësi për brezin kufitar të dy shteteve, do të vendosin stacion të përbashkët kufitar dhe do të shkëmbejnë përvoja, raportoi MIA.

Drejtori i HRMV-së Infrastruktura, Hari Lokvenec dhe zëvendësdrejtori i INFRAKOS SHA, Xhevat Ramosaj, sot në Shkup nënshkruan Memorandum për bashkëpunim që do të jetë bazë e aktiviteteve të ardhshme.

“Aktiviteti i parë do të jetë aplikimi për grant prej 700.000 eurove nga Fondi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar”, paralajmëron Lokvenec.

Korniza për bashkëpunim midis dy institucioneve vendoset në bazë të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes midis qeverive të dy vendeve për rregullimin e komunikacionit hekurudhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button