Përfundoi raundi i dytë i takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel, Borrel shpreson në marrëveshje

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur një marrëveshje për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe gjatë rundit të ri të mbajtur më 18 gusht, raporton REL. Por, ai tha se palët janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet në ditët në vazhdim.

“Nuk kemi një marrëveshje sot, por ky nuk është fundi i historisë. Të dy liderët janë pajtuar që procesi ka nevojë që të vazhdojë dhe se diskutimet do të rinisin në ditët në vijim. Ka ende kohë deri në shtator. Unë nuk heq dorë”, tha Borrell.“Nuk kemi një marrëveshje sot, por kjo nuk është fundi i historisë. Të dy liderët janë pajtuar që procesi ka nevojë që të vazhdojë dhe se diskutimet do të rinisin në ditët në vijim. Ka ende kohë deri në shtator. Unë nuk heq dorë”, tha Borrell.

Borrell tha se takimet e sotme në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, nuk ishin “takime të zakonshme”, por “takime për menaxhimin e krizës”.

Diskutimet në Bruksel vijnë tri javë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, teksa serbët ngritën barrikada më 31 korrik dhe 1 gusht për të kundërshtuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.

Kurti dhe Vuçiq, me ndërmjetësimin e Borrellit dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, gjatë 18 gushtit zhvilluan dy takime. Po ashtu, para takimit të parë trilateral dhe pas tij, BE-ja ka mbajtur takime të ndara me delegacionin e Kosovës dhe Serbisë. As Kurti dhe as Vuçiq ende nuk i janë drejtuar mediave për takimet e sotme në Bruksel.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq u largua nga ndërtesa e BE-së pa iu drejtuar mediave, ndërsa shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, u tha gazetarëve se Vuçiq do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë dhe se do t’i drejtohet publikut të premten, më 19 gusht.

“Ajo që është e rëndësishme është që ne luftuam për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi”, tha Petkoviq.

Kjo ishte hera e parë që brenda një dite u mbajtën dy takime trepalëshe në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit. Rundi i parë i takimit trepalësh u mbajt pak pas orës 10:30, dhe ky rund u pasua me takime të ndara të delegacioneve me zyrtarët e BE-së.

Është e pasigurt nëse Kurti dhe Vuçiq do të kthehen në ndërtesën e BE-së për të vazhduar bisedimet. Sipas burimeve jozyrtare, ky opsion nuk përjashtohet dhe pala evropiane po vazhdon përpjekjet.

Në ndërtesën e BE-së ku është zhvilluar dialogu ka qëndruar edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button