Sistemi iKnow i UKM është sulmuar nga hakerët, ka rënë edhe ueb faqja e MASH-it

Sistemi për mbështetje elektronike iKnow i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” nuk funksionon për të tretën ditë radhazi, kurse arsyeja për mosfunksionim është sulm i hakerëve. Këtë e konfirmuan për Meta.mk nga FINKI, fakulteti që kujdeset për mirëmbajtjen e sistemit. Ndërkohë që nga mëngjesi i sotëm nuk funksionon edhe faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), për të cilën ende nuk dihen arsyet, njofton Meta.mk.

Studentët e fakulteteve të UKM-it, për të tretën ditë po ankohen se nuk mund të hyjnë në sistemin iKnow dhe të paraqesin provimet për afatin e radhës të provimeve që fillon javën e ardhshme. Veç kësaj, jashtë funksionit janë edhe platformat e mësimit Teams & Courses, që gjithashtu ndodhen në të njëjtin sistem, i cili është cak i sulmit.

Nga FINKI kanë bërë të ditur, për Meta.mk, se bëhet fjalë për sulm “Distributed Denial of Service” – DDOS, për të cilin shërbimet dhe punonjësit janë njoftuar nga qendra kompjuterike që kujdeset për sigurinë e sistemit. Nga aty sigurojnë se po merren me sulmin, se problemi do të zgjidhet dhe se nuk do të ketë pasoja shtesë për sigurinë e sistemit.

Një sulm DDOS i referohet një krimi kibernetik, në të cilin sulmuesi vërshon serverin me trafik për të parandaluar përdoruesit të kenë qasje në shërbimet dhe faqet përkatëse, në këtë rast sistemi iKnow dhe UKM.

Ky sistem ka qenë objektivi i llojit të ngjashëm të sulmit në fillim të kësaj vere, gjatë afatit të provimeve të qershorit. Është vështirë që sulmuesit të zbulohen, informoi FINKI.

Sistemi iKnow nuk funksionoi edhe para dhjetë ditësh, kur studentët të cilin ishin përpjekur të hynin në të, kanë pranuar informacion se “lidhja nuk është e sigurt” dhe se “sulmuesit mund të përpiqen të vjedhin të dhëna”.

foto: Studentaria (@studentarijamk)

Ndryshe, para pak kohësh cak i sulm hakerëve ishte edhe profili në Facebook-ut të universitetit të parë në vend, kur publikoheshin përmbajtje të papërshtatshme. Profili i UKIM në këtë rrjet social tani nuk ekziston.

Prej mëngjesit të sotëm as nuk po funksionon as faqja e MASH-it. Meta.mk ka dërguar pyetje në Ministri për arsyet e mosfunksionimit të faqes, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button