Prioritetet dhe zotimet e koalicionit “Më e mira për komunën time” për zgjedhjet në Tetovë, flet bartësi i listës Gligorije Stojanovski (VIDEO)

Banorët e Komunës së Tetovës të shtunën do të votojnë për përbërjen e re të Këshillin Komunal. Për Portalb.mk bartësi i listës nga koalicioni “Më e mira për komunën time” udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë- Gligorije Stojanovski tregoi prioritetet të cilat planifikojnë t’i përkthejnë në veprime konkrete për të përmirësuar jetët e qytetarëve. Si dhe për katër pika kryesore të cilat ishin edhe pyetjet e parashtruara nga Portalb, konkretisht për: Transparencë dhe llogaridhënie, kaosin në trafik dhe parkingjet, ambientin e pastër (mbeturina dhe ajri) si dhe për rininë. Stojanovski në dispozicion pati shtatë minuta në total, dy për prioritetet dhe pesë për pikat e tjera.

Intervistoi: Fisnik Xhelili

  • Cilat janë prioritetet tuaja me të cilat garoni në këto zgjedhje?

“LSDM si parti serioze edhe këtë herë, në bashkëpunim me ekspertët e të gjitha fushave të cilët na kanë ndihmuar, të bëjmë program i cili do t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe i cili do t’i gjejë nevojat reale të cilat më pas ne si grup këshilltarësh do t’i realizojmë në Këshillin e Komunës së Tetovës.

Ne kemi top 7 projekte më të rëndësishme. I pari, ndërtimi i mini kompleksit sportiv mes pishinës së re dhe fushës ekzistuese të futbollit. Do të ndërtohet terren për futboll të vogël, terren për tenis, por edhe pajisje urbane dhe hapësirë për zbavitje të të rinjve – pistë fëmijësh për patina dhe biçikleta në rrethin e qendrës sportive.

Mbështetje për realizimin e inciativës qytetare “Tetova do park” – ndërtim i parkut të qytetit në Tetovë; vazhdim të rrugës “Video Smilevski – Bato” deri në fshatin Poroj, Xhepçisht; ndërtim të urës në lumin e Porojit me qëllim të lehtësimit të rrëmujës së përditshme të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit; përfundimisht vazhdim të bulevardit “Boris Kidriq” dhe trotuarin te Qendra Sportive që çon në Stacionin e Autobusëve dhe Hekurudhor; ndërtim të rrugës moderne dykahëshe që do të kalojë mbi lagjen Drenovec dhe deri në fshatin Llacë dhe Kala të Tetovës me krah deri në fshatin Sellcë.

Në rrugët ekzistuese deri në Kala dhe Llacë do të ndërtohen pista për këmbësorë dhe biçikleta me sinjalizim të plotë vertikal dhe horizontal, ndriçim me kandelabra, ndriçues LED, reshta drunjsh, pika vrojtimi të mbuluara në çdo 200 metra me stola për pushim, shporta për mbeturina; dhe si një prej premtimeve tona më të rëndësishme do të jetë vendosja e transportit të autobusit falas për pensionistët dhe për personat me nevojat të veçanta. Mendoj se nëse fitojmë shumicë në Këshill, këto projekte do të realizohen.”

  • Çfarë do ndërmerrni për transparencën dhe llogaridhënien e komunës?

“Ju thash, ne jemi parti politike serioze, transparenca dhe përgjegjësia janë veçori e jona dhe për të gjitha projektet tona, për të gjitha iniciativat dhe punët që do t’i bëjmë në Këshillin e Komunës, opinioni do të njoftohet. Të gjitha projektet që i bëjmë do t’i bëjmë në bashkëpunim me ekspertët tanë, me profesionistë, nuk do të jetë ajo paushall.

Ju thash, do të mundohemi që qytetarët t’i informojmë për gjithçka, do të jemi në komunikim në vazhdimësi me ata, vazhdimisht do të jenë të hapur telefonat tanë dhe shpresoj se do të sjellim energji të re në Këshillin e Komunës së Tetovës kur bëhet fjalë për transparencë.”

  • Çfarë do ndërmerrni për ambientin (mbeturinat dhe ajrin)?

“Përkushtimet e LSDM-së në këtë fushë janë shumë konkrete – do të revidohen planet urbanistike aktuale dh të miratohen të reja. E dimë se e tërë kjo është rezultat i planeve të këqija urbanistike në qytetin tonë, ndotjes, betonimit të madh të qytetit tonë, mungesës së hapësirave të gjelbra. Do të sigurohet qasje më racionale dhe me më shumë disponueshmëri deri te të gjithë qytetarët, por edhe investitorët potencial, do ta zgjidhim rrjedhin e komunikacionin të qytetit dhe periferisë, do të ndërtojmë shesh të ri modern. Zhvillimin rural të komunës do ta nxisim nëpërmjet zhvillimit të bujqësisë dhe turizmit të fshatit. Për këtë kemi vendosur theks të veçantë, vijon puna me ekspertët për projekte të zhvillimit rural dhe turizmit të fshatit. Rreth fushës komunale – riorganizim i fushës komunale e cila do të rezultojë me qytet të pastër, të ndriçuar dhe të rregulluar, mjedis jetësor dhe qytetarë të kënaqur. Zgjidhje të problemit me deponinë e qytetit, ndërtim të linjave të kanalizimit dhe rikonstruim të aktualeve, kolektor kryesor dhe stacion pastrimi. Shumë e rëndësishme në programin tonë do të jetë rregullimi varrezave ortodokse të qytetit në fshatin Falish me infrastrukturë përkatëse.”

  • Çfarë do ndërmerrni për kaosin në trafik dhe parkingjet?

“E gjithë kjo është e vendosur edhe për kaosin edhe për parkingjet është vendosur në këtë pjesë tonën ku premtojmë miratimin e planeve urbanistike, gjithçka këtu është përfshirë. Ja edhe njëherë do të përsëris, do të vazhdohet bulevardi “Bllagoja Toska” deri te ura e re e lumit Shkumbin te Spitali Klinik deri te bulevardi “Ilinden” në gjatësi prej 2 kilometra dhe mendoj se ajo do ta lehtësojë komunikacionin në qytet. Gjithashtu do të vazhdohet edhe rruga “Video Smilevski Bato” dhe ju thash, programi ynë është i bërë në bashkëpunim me ekspertë të cilët e njohin fushën dhe besoj se do të punojmë për të mirën e të gjithë qytetarëve të qytetit tonë.”

  • Çfarë do ndërmerrni për të rinjtë?

“Fillimisht të provojmë të rinjtë ti mbajmë këtu, pasi që shumë të rinj tanë e lëshojnë shtetit, fillimisht atyre t’u krijojmë kushte për të qëndruar këtu, a ato kushte janë, normalisht, arsimim të shëndosh, terrene sportive. Rini e arsimuar është rini e shëndoshë, rini e arsimuar është rini e cila do të kontribuojë për zhvillimin e shoqërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Ja vijon investimi ri në qytetin tonë në zonën zhvillimore ku për fillim do të punësohen rreth 900 persona. Mendoj se ajo është punë e mirë dhe shenjë e mirë se të rinjtë duam t’i mbajmë në qytetin tonë.”

Këshilli i Komunës së Tetovës do të shkojë në zgjedhe pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale.

Shpërbërjen e Këshillit Komunal e vendosi Qeveria, ndërsa zgjedhjet për me 20 gusht i shpalli kryetari i Kuvendit.

Fushata zgjedhore filloi me 31 korrik ora 00:00 dhe do të zgjas deri sonte ora 00:00. Numri i votuesve është rreth 83 mijë, ndërsa Këshilli i Komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë. LSDM përbërjen e kaluar kishte dy këshilltar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button