Derisa zgjat pezullimi i Ruskovskës, përkohësisht do ta zëvendësojë prokurorja Lile Stefanova

Prokurorja Lile Stefanova përkohësisht, sipas orarit vjetor, do të zëvendësojë Vilma Ruskovskën, e cila është suspenduar, pas vendimit të prokurorit të shtetit Ljubomir Jovevski për inicimin e procedurës disiplinore kundër tri prokuroreve femra nga Reparti për luftimin e krimit të organizuar. Këtë informacion për Telmën e ka konfirmuar Ruskovska, transmeton Portalb.mk.

Ruskovska prej dje nuk është në vendin e saj të punës, ndërsa ka filluar me përgatitjen e ankesës në Këshillin për prokurorë publikë për propozimin për suspendimin e saj.

Sipas saj, është problematike që në një situatë të tillë do të jetë më e vështirë të dorëzohen dy hetimet e vetme paraprake që ajo drejton personalisht. Hetimet për punën e policisë financiare dhe hetimi për mbikëqyrjen në Ministrinë e Brendshme të qendrave private të kontrolleve teknike. Ruskovska frikësohet se hetimet do të zbuten, pasi për shkak të kësaj situate palët në procedurë kanë frikë të bashkëpunojnë me prokurorinë.

Në përputhje me nenin 93 të Ligjit për prokuroritë publike, prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dje ka dorëzuar propozim për fillimin e procedurës disiplinore për përcaktimin e përgjegjësisë së tre prokurorëve publikë.

“Në të njëjtën kohë, Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të nenit 81 të Ligjit për Prokuroritë Publike, ka marrë Vendim për largimi nga detyra të një prokurori publik, ndërsa procedura penale ka filluar pas paraqitjes së kallëzimeve penale kundër prokurorit të përmendur janë në vazhdim e sipër”, njoftoi dje Prokuroria Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button