Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të regjistruar në diasporë nuk mund të llogariten për punësim, paralajmëroi Simovski

Kategoria e vetme e vlefshme është popullsia rezidente dhe kjo është në përputhje me të gjitha standardet e KB-së të cilat vlejnë për të gjitha vendet në botë dhe i pranoi edhe Eurostati, tha drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Apostoll Simovski në pyetjen e MIA-s, për atë se cilat të dhëna duhet të shfrytëzohen nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës gjatë harmonizimit të të dhënave për mjetin “Balanser”.

“Ne si vend, kategorinë e popullsinë jorezidente vendosëm ta regjistrojmë sepse kemi problem me emigrimin dhe ato të dhëna të shfrytëzohen që të krijohen politika që të ulet emigrimi dhe eventualisht të kthehen njerëzit, por nuk munden ata të jenë pjesë e asnjë kategorie tjetër të popullsisë”, deklaroi Simovski.

Në pyetjen e MIA-s nëse MSHIA i ka kontaktuar në lidhje me të dhënat e Regjistrimit, Simovski tha se ishin kontaktuar javën e kaluar dhe se ata u kanë dhënë përgjigje.

“MSHIA na kontaktuan përmes telefonit javën e kaluar dhe ne u thamë se kategoria e vetme të cilën duhet ta shohin është popullsia rezidente”, sqaroi Simovski.

Për atë se a janë pyetur se si të shfrytëzohen të dhënat për qytetarët të cilët ishin regjistruar përmes regjistrave, Simovski tha se edhe për këtë u kanë dhënë përgjigje të qartë.

“Pyetën dhe morën përgjigje. Nuk mund t’i vendosni ata. Nuk e dimë dhe këtu nuk ka supozime. Ato shtatë për qind janë të pasqaruara dhe do të mbeten në grupin e të tjerëve”, theksoi Simovski.

Simovski, gjithashtu, sqaroi se qytetarët edhe me Kushtetutë kanë të drejtë të mos përgjigjen për përkatësinë etnike.

“Dhe në fund, Ju sipas Kushtetutës, keni të drejtë të mos deklaroheni. Askush nuk mund t’ju detyrojë të deklaroheni. Të dhënat për të cilat ka informacion të dokumentuar ne i kemi imputuar në regjistra, por nuk na lejohet të mendojmë e aq më pak të imponojmë të dhëna për ndjenja. Kjo është personale dhe absolutisht e ndaluar”, deklaroi Simovski.

Nga MSHIA, për MIA-n dje deklaruan, se gjatë harmonizimit të të dhënave nga Regjistrimi i fundit, ndërsa në lidhje me punësimet në sektorin publik sipas parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat që bëhet me Metodologjinë e Planifikimit të Punësimeve në Sektorin Publik për bazë janë marrë parasysh të dhënat nga numri i përgjithshëm i personave të regjistruar.

Ligji për të punësuarit në sektorin publik, i cili filloi të zbatohet në vitin 2015, parasheh një mekanizëm për arritjen e parimit kushtetues të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të pjesëtarëve të bashkësive, në nivel të secilit prej institucioneve në sektorin publik bazuar në nevojat e vetë institucioneve të shprehura përmes planeve vjetore të punësimit.

Në vitin 2016 është miratuar Metodologjia për Planifikimin e Punësimeve në Sektorin Publik, sipas së cilës secili institucion do të duhet të përgatisë planin vjetor të punësimit dhe të zbatojë procedurat e punësimit në përputhje me planin vjetor. Është krijuar një ueb vegël e disponueshme në ueb-faqen https://balancer.mioa.gov.mk/, përmes së cilës shpërndarja e punësimeve të reja të planifikuara bëhet në mënyrë elektronike, sipas përfaqësimit të duhur dhe të drejtë.

Popullsia e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut sipas përkatësisë etnike është si vijon:

  • 54.21% – Maqedonase
  • 29.52% – Shqiptarë
  • 3.98% – Turq
  • 2.34% – Rom
  • 0.44% – Vlleh
  • 1.18% – Serb dhe të tjerë

Popullsia rezidente e regjistrimit sipas deklarimit të përkatësisë etnike:

  • 58.44% – Maqedonas
  • 24.30% –  Shqiptar
  • 3.86% – Turq
  • 2.53%- Rom
  • 0.47% – Vlleh
  • 1.30% –  Serb
  • 0.87% – Boshnjakë

Popullsia e përgjithshme jorezidente e përfshirë në Regjistrimin ku përkasin qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut që ndodhen jashtë në 12 muajt e fundit – 258.932 persona, prej tyre:

  • 24.45% – Maqedonas
  • 66.36% – Shqiptar
  • 4.79% – Turq
  • 1.02% – Rom
  • 0.19%- Vlleh
  • 0.36% – Serb
  • 0.81% – Boshnjak dhe të tjerë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button