Shkëndija pa problem shënoi fitoren e parë në sezonin e ri në Ligën e Parë

Ekipi nga Tetova, Shkëndija, arriti të shënojë fitoren e parë në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut për sezonin 2022/23, transmeton Portalb.mk.

Sot u zhvillua vetëm ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Skopjes, ku ekipi nga Tetova arriti të shënojë dy gola, gola që i sollën tri pikë.

Një gol në pjesën e parë dhe tjetri në pjesën e dytë, i mundësuan ekipit të grumbullojë katër pikë nga gjithsej dy ndeshje, pasi në ndeshjen e parë ngeli barazim me ekipin e Sileksit.

Ndryshe, në vendin e parë gjendet i vetëm ekipi nga Struga me gjashtë pikë nga dy ndeshje, e ndjekur nga Sileksi me katër pikë dhe Shkëndija. Ndërkohë, kampioni aktual, Shkupi ka të zhvilluar vetëm një ndeshje, përmes së cilës arriti të fitojë me rezultat 2-1 kundër Makedonija Gj.P.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button