fbpx

U promovua filmi dokumentar “Tregimet e (pa)thëna të festimit fetar”

Qendra për Edukim dhe Zhvillim dje në Tetovë zhvilloi premierën e video-dokumentarit “Tregimet e (pa)thëna të festimit fetar” – The (un)told stories of religious celebration”, njofton Portalb.mk.

Në dokumentar katër protagonist flasin për të (pa)thënat e dy festave më të mëdha të fesë islame dhe asaj ortodokse.

Dokumentari është zhvilluar në kuadër të projektit ‘Inter-religious Cooperation for a Sustainable Community’ të financuar nga NDI – Maqedoni.

Në promovim, mes tjerësh mori pjesë edhe drejtori i NDI – Maqedoni, Robert Scott Heaslet. Ai komentoi në Twitter se “Është i nderuar që mbështet premierën e dokumentarit dhe se NDI përmes projektit të lirisë fetare mbështet partnerët ndërfetarë dhe OJQ-të në Tetovë, Strumicë dhe Prilep në aksionet e tyre të përbashkëta kolektive që cilat thyejnë barrierat.”

Ndërkaq, drejtori i organizatës CED, Metin Muaremi ndau mirënjohje për familjet, personazhet kryesor dhe ekipin xhirues të video-dokumentarit, si dhe vullnetarëve nga Franca që janë po ashtu pjesë e dokumentarit.

Dy vullnetaret franceze në vend: Puna vullnetare ju ndihmon ta njihni më shumë veten dhe sjell shumë përfitime (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button