RMV, 521 raste të reja me COVID-19, 3 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 1.231 të testuarve kanë rezultuar 521 të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon: 

  • Raste të reja: 521
  • Riinfektime: 120
  • Të vdekur: 2
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 1
  • Të shëruar: 485
  • Testime: 1.231

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 3.595. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Kumanova dhe Prilepi.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 336.560
  • Të shëruar: 323.536
  • Të vdekur: 9.429
  • Testime: 2.139.217

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button