Zjarrfikësit spanjollë luftojnë me zjarrin që ka përfshirë 10 mijë hektarë

Zjarrfikësit kanë vazhduar t’i luftojnë flakët e zjarrit në provincën bregdetare lindore Alicante, i cili ka djegur rreth 10 mijë hektarë dhe ka detyruar evakuimin e afro 1 mijë njerëzve, raporton Koha.net.

Ka edhe dy zjarre të tjera aktive në provincën lindore Castellon dhe provincën verilindore të Zaragoza.

Personeli nga Njësia Ushtarake e Emergjencave të Spanjës u vendos për të ndihmuar zjarrfikësit lokalë në detyrën e tyre.

Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret e Pyjeve ka bërë të ditur se mbi 200 mijë hektarë janë djegur nga zjarret deri më tani këtë vit në Spanjë.

Kjo është pothuajse katër herë mesatarja e vendit prej rreth 67 mijë hektarësh që nga viti 2006, kur filluan regjistrimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button