U caktua numri i lëndës për zjarrin në spitalin modular të Tetovës

Gjykata Themelore e Tetovës e ka caktuar numrin e lëndës për zjarrin në spitalin modular, ku vdiqën 14 persona. Lënda mban numrin K450/22 ndërsa ende nuk është caktuar gjyqtari i cili do e udhëheq rastin, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave fizik dhe një personi juridik për rastin e djegies së spitalit.

Raportohet që bëhet fjalë për ish-drejtorin e spitalit, drejtorin ekonomik, udhëheqësin e qendrës për kovid, dhe Spitali i Tetovës si subjekt juridik, por zyrtarisht nuk konfirmojnë emrat.

Dy të parët akuzohen në bazë të nenit 292, në lidhje me nenin 288 nga Kodi Penal për “Krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.”

I akuzuari i tretë për veprën penale “Mos respektimi i rregullave shëndetësore” gjatë epidemisë sipas nenit 206 paragrafi 1 të Kodit penal.

Personi juridik akuzohet për veprën penale, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 dhe “Mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” sipas nenit 206.

Raporti i krim-teknikës kishte vlerësuar që zjarri është shkaktuar nga një lidhje e shkurtë e qarkut elektrik ku ishte i lidhur defibrilatori.

Zjarri i tmerrshëm që e bëri hi spitalin modular në Tetovë, mori me vete 14 jetë të pacientëve të trajtuar nga Covid-19, por edhe të anëtarëve të familjeve që ndodheshin brenda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button