fbpx

Si të bëni dallimin: Disa simptoma mund të ngjajnë me ato të sulmit në tru, por nuk është ai

Sulmi në tru shpesh lidhet me njerëzit e moshuar, por të dhënat tregojnë se rreth 15 për qind e sulmeve prekin personat e moshës 18 deri në 55 vjeç, ndërsa kjo statistikë, thonë ekspertët, mund të përkeqësohet, shkruan Panacea.

ÇFARË ËSHTË SULMI NË TRU?

Sulmi në tru është një dëmtim që ndodh kur furnizimi me gjak në tru ndërpritet, thekson Dr. Gregory Albers, profesor i neurologjisë.

Truri është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj mungesës së oksigjenit dhe glukozës që merr nga gjaku. Nëse keni mpiksje gjaku që bllokon qarkullimin, mund të jetë shkaku i një dëmtimi të trurit. Mund të thuhet se është i ngjashëm me atakun në zemër, ndodh në tru.

Lloji më i zakonshëm i sulmit në tru është sulm ishemik, që ndodh kur një mpiksje bllokon një arterie që çon gjakun në tru. Lloji i dytë është sulmi hemorragjik në tru që ndodh për shkak të këputjes së një ene gjaku, e cila nga ana tjetër shkakton gjakderdhje në tru. Edhe pse sulmi në tru më së shpeshti prek njerëzit mbi 65 vjeç, ajo mund të ndodhë edhe në fëmijëri, kështu që është e rëndësishme të dini se si të njihni simptomat dhe faktorët e rrezikut.

“Rreziku më i madh për këtë lloj sulmi është presioni i lartë i gjakut, obeziteti, shumë alkool dhe cigare, si dhe stresi”.

Ekziston edhe ataku ishemik kalimtar që është i ngjashëm me sulmin në tru, por shumë më i lehtë dhe ndodh kur furnizimi me gjak në tru është i paaftë përkohësisht. Në një atak ishemik kalimtar, një pjesë e trurit papritmas dhe shkurtimisht ndalon së funksionuari siç duhet, sepse është i privuar përkohësisht nga oksigjeni për shkak të një bllokimi të furnizimit me gjak. Sulmi mund të zgjasë vetëm disa sekonda ose deri në një orë dhe nuk ka pasoja. Në çdo rast, simptomat nuk duhet të neglizhohen dhe duhet të konsultoheni menjëherë me një mjek.

PSE VJEN DERI TE SULMI NË TRU?

Një nga sëmundjet kryesore që mund të çojë në sulm në tru është ateroskleroza dhe mundësia e shfaqjes së saj rritet me moshën. Ka faktorë të tjerë rreziku si duhani, stili i jetesës, ushqimi i varfër, abuzimi me alkoolin, hipertensioni, obeziteti, predispozita gjenetike dhe disa faktorë psikologjikë. Numri i njerëzve që do të pësojnë goditje në tru do të rritet me 34 për qind në 15 deri në 20 vitet e ardhshme, paralajmëron Shoqata evropiane për sulmet e trurit

SI TA KUPTONI SE BËHET FJALË PËR SULMIN NË TRU?

Është shumë e rëndësishme të dini në kohë për të njohur nëse këto janë simptoma të një sulmi, sepse atëherë shanset janë shumë më të larta që personi të shërohet dhe të trajtohet me sukses. Këto janë simptomat që duhet të mbani mend:

  • Humbja e ekuilibrit
  • Probleme me shikimin
  • Probleme me njërën anë të fytyrës
  • Dhimbje në krah ose dobësi
  • Probleme të të folurit

Jo të gjitha simptomat janë domosdoshmërisht tregues të një goditjeje, kështu që dhimbjet e forta të kokës nuk përfshihen në këtë listë. Simptomat mund të ndryshojnë në varësi të asaj se cila pjesë e trurit është prekur. Për shembull, nëse pjesa e pasme e trurit i mbaron gjaku, mund të vëreni probleme me shikimin. Nëse ndikimi prek qendrat e ekuilibrit, mund të përjetoni marramendje dhe paqëndrueshmëri.

“Ana e majtë e trurit përgjegjëse për të folurin ndikon edhe në anën e djathtë të trupit, kështu që nëse ka probleme me të folurin apo dobësi në anën e djathtë të trupit, është një simptomë tipike që diçka po ndodh në anën e majtë të trurit” thekson Dr. Albers

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button