Petrovska: Vendimet për donacione për Ukrainën janë të klasifikuara për arsye sigurie

Vendimet për dhurimin e ndihmës dhe armatimit ushtarak për Ukrainën janë vendime të një shteti sovran dhe të pavarur, pavarësisht se ne jemi anëtare të NATO-s dhe jemi pjesë e sistemit të sigurisë kolektive, transmeton Portalb.mk.

Për arsye sigurie ato janë të klasifikuara, tha sot ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

“Që nga vendimi i parë janë marrë vetëm tre vendime për dhurim, të cilat janë klasifikuar për arsye sigurie. Ato përmbajnë detaje të brendshme se çfarë dhe cilat lloj pajisjeje dhe në çfarë sasie janë dhuruar. Që nga vendimi i parë kur është marrë nga Qeveria në seancën e saj me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, është komunikuar dhe njoftuar opinionit publik se jemi duke marrë vendim për donacion dhe në të tre rastet është ndjekur ai shembull, ndërsa Informacioni që u nda shprehimisht me publikun është se kemi marrë vendim për dhurimin e pajisjeve ushtarake dhe armatimit për nevojat e ushtrisë ukrainase. Detajet nuk u publikuan për arsye sigurie, por kjo nuk do të thotë që kur të bëjmë vlerësim se nuk ka rrezik sigurie, ato tre vendime do të deklasifikohen siç duhet dhe publiku do të dijë absolutisht saktësisht se në çfarë sasie dhe çfarë lloj pajisjesh dhe armatimi kemi dhuruar për Ukrainën”, tha Petrovska në pyetjet e gazetarëve në konferencën për media me rastin e shënimit të ditës së ushtrisë dhe jubileut “30 vjet Armatë”.

Lidhur me komentet dhe spekulimet në opinion që dolën rreth vendimeve të Qeverisë, ajo theksoi se ishte vendim i një shteti sovran dhe të pavarur.

“Vendimi i Qeverisë përfaqëson absolutisht vendimin e një shteti sovran dhe të pavarur, pavarësisht se jemi anëtare të NATO-s dhe jemi pjesë e sistemit të sigurisë kolektive, por Qeveria konsideroi se në kushtet kur një tjetër sovran dhe shtet i pavarur – Ukraina është sulmuar duhet t’i ndihmojmë duke u udhëhequr nga parimet e përgjithshme të pavarësisë. Për këto arsye, të motivuara, morëm vendimin për të mbështetur Ukrainën në pajisje dhe armatime, sepse Ukraina është vendi që u sulmua dhe që mbrohet nga agresioni”, shpjegoi Petrovska.

Ajo konfirmoi se një pjesë e atij donacioni janë edhe tanket, por nuk tha se sa dhe çfarë sasie. Ata nuk janë më pjesë e formacionit të Armatës, pasi thotë se nuk janë të nevojshme, dhe posaçërisht theksoi se gjatë marrjes së vendimeve politike, absolutisht është marrë parasysh mendimi dhe para së gjithash është konsultuar Shtabi i përgjithshëm i Armatës, si përgjegjës për garantimin e gatishmërisë luftarake të vendit tonë.

“Të gjitha kërkesat që i referohen dhurimit të çfarëdo lloji apo tjetërsimi të pajisjeve që ne zotërojmë, janë absolutisht në koordinim me Gjeneralshtabin e Ushtrisë dhe pas marrjes së mendimeve të tyre pozitive se ato pajisje nuk janë premtuese, të panevojshme për ushtrinë tonë, tjetërsohen në procedurë të përshtatshme ose në rastin e tankeve me dhurim. Pra, absolutisht i mohojmë të gjitha spekulimet se me këtë donacion apo me ndonjë donacion më parë dëmtohet gatishmëria luftarake e Armatës sonë”, tha ministrja e Mbrojtjes Petrovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button