Më mire për Tetovën i dhuroi qytetit 50 shporta mbeturinash nga pagat e dy këshilltarëve (VIDEO)

Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” (MMPT) sot përmes një aksioni simbolik njoftoi se nga një pjesë e rrogave të dy këshilltarëve të tyre kanë shkuar për donacion të 50 shportave të mbeturinave të cilat do vendosen në qytet. Për t’u vendosur të njëjtat, kjo duhet të pranohet nga këshilli komunal si donacion, pra të merr leje, e njëjta pritet të bëhet pas konstituimit të këshillit të ri pas zgjedhjeve të 20 gushtit, shkruan Portalb.mk.

Kjo nismë thotë se përmes kësaj kanë përmbushur një nga premtimet e tyre parazgjedhore të vitit të kaluar.

“Prezantuam se të gjithë rrogat tona që do i marrim do i dhurojmë për të mirën e qytetit dhe organizatave të cilat punojnë për të. Dy muajt e parë i dorëzuam organizatës joqeveritare e cila merret me mbrojtjen e viktimave nga dhuna ndaj grave, dy rrogat tjera i dorëzuam për aktivitete humanitare- iftare dy rroga tjera i dorëzuam për bursa, organizatës Penda dhe njëkohësisht dy rroga tjera i kemi dhuruar për shportat të cilat i prezantojmë sot.  Shportat janë nga metali të cilat do të montohen në qytet, është faza e parë dhe më pastaj do vazhdohet me fazën e dytë dhe më tej nga të ardhurat të cilat do i kemi në këshillin e ardhshëm”, tha Hamdi Sulemani nga MMPT.

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nga atje thonë se do vazhdojë praktika e njëjtë e donacioneve, ku pagat të cilat do i marrin nga këshilltarët, bordet dhe komisionet e ndryshme do dhurohen për qytetin.

“Ne jemi këtu për ti dhënë qytetit dhe jo për të marrë nga qyteti dhe qytetarët. Patjetër se do vazhdojë kjo praktikë edhe në këshillin e ardhshëm”, shtuan nga MMPT.

Këshilli i Komunës së Tetovës do të shkojë në zgjedhe pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale.

Shpërbërjen e Këshillit Komunal e vendosi Qeveria, ndërsa zgjedhjet për me 20 gusht i shpalli kryetari i Kuvendit.

Fushata zgjedhore filloi me 31 korrik ora 00:00 dhe do të zgjas deri me 18 gusht ora 00:00.

Këshilli i Komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë. Kujtojmë që MMPT në përbërjen e kaluar të këshillit komunal kishte dy këshilltarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button