Grupi mercenar rus “Wagner” doli nga sekreti dhe filloi të kërkojë publikisht luftëtarë për luftën në Ukrainë

Tre billborde në qytetin e Yekaterinburgut hedhin dritë mbi atë që dikur ishte një nga organizatat më sekrete të Rusisë: grupi privat i mercenarëve ushtarakë Wagner, transmeton Portalb.mk.

“Atdhe. Nder. Gjak. Guxim. WAGNER”, qëndron në një nga billbordet.

Postera të ngjashëm janë ngjitur në qytete të tjera ruse si pjesë e përpjekjeve të Wagnerit për të rekrutuar luftëtarë për luftën në Ukrainë. Ato shërbejnë gjithashtu si konfirmim i transformimit të grupit nga një organizatë misterioze mercenare në një vazhdim publik të operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë.

“Duket se kanë vendosur të mos e fshehin më ekzistencën e tyre. Tashmë të gjithë dinë për to”, thotë Denis Korotkov, gazetar i “Novaya Gazeta” dhe vëzhgues shumëvjepar i “Wagner”.

Grupi u themelua nga Dmitry Utkin në vitin 2014 në mbështetje të separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore. Ai konsiderohet si ekstremist i djathtë dhe thuhet se e ka emëruar grupin sipas kompozitorit të tij të preferuar, Richard Wagner. SHBA dhe burime tjer përmendin Yevgeny Prigozhin, një biznesmen i fuqishëm i afërt me Putinin, si financuesi kryesor të grupit. Ai mohon të ketë lidhje me “Wagner”.

Mercenarët e Wagner ndërkohë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në luftën në Siri dhe janë parë në disa vende afrikane, shpesh të akuzuar për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Në letër, grupi nuk ekziston. Nuk ka asnjë kompani të regjistruar, as të dhëna tatimore për të. Kompanitë private ushtarake janë zyrtarisht të ndaluara në Rusi, kështu që familjet e anëtarëve të rënë të Wagner heshtin dhe përmendja e grupit në publik është tabu.

Megjithatë, lufta në Ukrainë i dha grupit më shumë publicitet. Inteligjenca britanike pretendon se në fund të marsit, rreth një mijë mercenarë të Wagner po luftonin në Ukrainë, por numri i tyre është rritur ndjeshëm që kur Rusia u fokusua në Donbass. Besohet se ata luajtën një rol të rëndësishëm në pushtimin e qyteteve të Popasna dhe Lisichansk, si dhe termocentralin e madh në Vuhlehirsk. Ky sukses ushtarak u shënua edhe në gazetën “Komsomolskaya Pravda”, e cila ishte njohja më e madhe publike për “Wagner” deri më tani.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Wagner ka hapur qendra rajonale rekrutimi në 20 qytete ruse, duke u ofruar luftëtarëve pagë mujore prej më shumë se 240.000 rubla (3.370 dollarë).

Analistët ushtarakë thonë se mbështetja e shtuar e Moskës tek mercenarët e Wagnerit tregon se ajo po përpiqet të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë, por ka gjithashtu një bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë midis grupit dhe ministrisë së mbrojtjes.

“Edhe para luftës në Ukrainë, më pak se 30% e ushtarëve të Wagner-it ishin profesionistë të vërtetë, dhe tani ajo përbëhet nga një grup amatorë. Cirku rus vazhdon”, thotë Gabidulin, ish-komandant i “Wagner”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button