Për një javë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 3 824 raste të reja me Kovid-19

Në Maqedoninë e Veriut çdo ditë janë regjistruar qindra raste të reja me virusin Kovid-10, ndërkohë disa ditë janë regjistruar edhe viktima që kanë qenë të infektuar me këtë virus, transmeton Portalb.mk.

Në shtatë ditët e fundit janë regjistruar gjithsej 3 824 raste të reja me këtë virusi, nga 9 148 testime të realizuara. Ndërkohë janë shëruar 4 114 pacientë, duke ulur numrin e rasteve aktive në 3 905 pacientë.

Në këtë periudhë, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 26 vdekje, 11 prej të cilëve janë regjistruar përmes sistemit Termini Im.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 334.562
  • Të shëruar: 321.243
  • Të vdekur: 9.414
  • Testime: 2.134.298

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button