Pakistani po e shënon 75-vjetorin e pavarësisë

Pakistani po feston 75-vjetorin e pavarësisë me ceremoni zyrtare në të gjitha qytetet kryesore. Në Karaçi, ceremonia zyrtare u mbajt në mauzoleumin e Muhamed Ali Xhinasë, themeluesit të kombit, raporton Koha.net.

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Sindit, Agha Siraj Durrani, dhe kryeministri i Sindit, Murad Ali Shah, vendosën një kurorë me lule në varrin e Xhinasë dhe ngritën flamurin kombëtar. Muradi shprehu solidaritetin me Kashmirin që ka mbetur nën sundimin indian.

“Sot nuk duhet t’i harrojmë vëllezërit dhe motrat tona nga Kashmiri që jetojnë nën sundimin barbar të Indisë. Ne mbetemi të vendosur për lirinë e tyre”, tha ai. Vendi arriti pavarësinë dhe u shpall shtet sovran pas përfundimit të sundimit britanik në vitin 1947.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button