Salman Rushdie u largua nga aparatet për frymëmarrje, tani mund edhe të flet

Shkrimtari i njohur Salman Rushdie është larguar nga respiratori dhe ai është në gjendje të flasë, raporton BBC. Rushdie është larguar nga ventilatori një ditë pasi që ishte ther disa herë me thikë.

75-vjeçari u sulmua gjatë një ngjarjeje në New York dhe ishte në rrezik për jetë.

Agjenti i tij, Andrew Wylie, i ka konfirmuar lajmet e mediave amerikane se Rushdie është në gjendje të flasë. Më herët ishte raportuar se Rushdie mund të humbë njërin sy.

Rushdie ishte përballur për shumë vite me kërcënim me vdekje për shkak të novelës së tij “Vargjet Satanike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button