Mbyllja e konsullatës ruse në Manastir, Rusia e pakënaqur për vendimin e Maqedonisë së Veriut

Autoritetet ruse sot kanë reaguar ndaj vendimit të Maqedonisë së Veriut për ndërprerjen e vlefshmërisë së pëlqimit për emërimin e një konsulli nderi të Federatës Ruse me seli në Manastir, që në fakt paraqet mbylljen e konsullatës, raportoi TV21.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse thotë se me këtë akt, vendi edhe një herë ka bërë një gjest politik dhe armiqësor që do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve tashmë të përkeqësuara maqedonase-ruse.

Sipas Moskës, kjo është rezultat i një demonstrimi të besnikërisë së verbër të Maqedonisë së Veriut ndaj aleatëve perëndimorë, politikës së tyre të sanksioneve dhe presionit brutal ndaj Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button