RMV, Ministria e Shëndetësisë publikoi rezultatin e pacientit nga Kërçova i testuar për linë e majmunit

Në orët e pasdites është publikuar rezultati i pacientit që është testuar për linë e majmunit. Ministria e Shëndetësisë sqaroi që i dyshuari ka rezultuar negativ në test, transmeton Portalb.mk.

“Nga Instituti i Shëndetit Publik jemi informuar se ka mbaruar analiza e mostrës së marrë te pacienti nga Kërçova, i dyshuar për linë e majmunit, dhe rezultati është negativ”, raportoi Ministria e Shëndetësisë.

Ministria sqaroi që ka sasi të mjaftueshme te testeve, ndërsa testimit do të realizohet pas indikacioneve të konfirmuara nga infektologu specialist.

Ndryshe, personi nga Kërçova sot është testuar për linë e majmunit dhe gjatë ditës ka qenë në izolim, ka konfirmuar për MPB-në zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq. Ky ishte pacienti i parë që dyshohej se kishte lisë majmuni, por që refuzonte të testohej.

Rasti i 43 vjeçarit nga Kërçova, i cili po qëndronte në Austri, është njoftuar nga spitali i Kërçovës, ku ka mbërritur me simptoma dhe shenja të dukshme në lëkurë, ndërsa mjekët rekomanduan që të bëhet analiza për lisë.

Personi u paraqit në spital të hënën pasi u kthye në vend pas një qëndrimi tre javor në Austri. Në spital, pas ekzaminimit, në vend që të testohej, burri u largua.

Komisioni për Sëmundjet Infektive rekomandoi vendosjen e masave të izolimit/karantinës për të gjitha rastet e dyshuara si dhe monitorimin e përditshëm të kontakteve të personave të infektuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button