U dënuan tre policë për shkak se sulmuan një gazetare në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ka marrë masa disiplinore ndaj tre punonjësve të policisë për shkak sjelljes joprofesionale ndaj një gazetares, transmeton Portalb.mk.

“Për veprim policorë joprofesional më datën 11.08.2022 ndaj V.K. nga Negotina, gazetare e Fokus-it, në lidhje me ankesën nga ana e një gruaje nga Negotina e cila më datën 08.08.2022 ka goditur një të mitur me automjet në rr.”Mareshali Tito” në Negotinë, për të cilin rast gazetarja ka publikuar tekst”, raportoi Policia.

Rasti ishte denoncuar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa Policia vlerësoi këtë lloj bashkëpunimi.

“Vërtetim i sjelljes së pahijshme nga ana e nëpunësve policorë dhe për këtë shkak do të shqiptohen masa disiplinore përkatësisht do të fillojë procedurë disiplinore kundër tre nëpunësve policorë, në pajtim me marrëveshjen kolektive”, sqarojnë nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button