Mbi 85 mijë turistë e kanë vizituar Maqedoninë e Veriut gjatë muajit qershor, kanë dominuar turistët serb dhe turq

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit qershor janë regjistruar 83 532 turistë, duke shënuar rritje në krahasim me qershorin e vitit te kaluar, derisa qershorin e kaluar ka pasur 47 167 turistë, transmeton Portalb.mk.

“Numri i turistëve në qershor të vitit 2022 është 83 532, nga të cilët 32.3 % janë turistë vendor dhe 67.7 % turistë të huaj. Numri i netëve të kaluara në qershor të vitit 2022 është 189 111, nga të cilat 39.0 % janë turistë vendor dhe 61.0 % janë turistë të huaj”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që afër 30 mijë turistë ishin vendosur në Shkup.

Enti sqaroi që gjashtë muajt e parë të këtij viti ka pasur për 75 përqind më shumë turistë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ashtu që për 25.4 është rritur numri i atyre vendor, ndërsa 131.3 % i atyre të huaj.

Më së shumti turistë ka pasur nga Serbia (8 420), Turqia (7 644), Gjermania (3 470), Polonia (3 015), SHBA (2 522),  Greqia (2 411), Bullgaria (2 211), Rumania (2 181), Holanda (2 083), Sllovenia (1 928), Kroacia (1 830), Shqipëria (1 709), etj.

Ndryshe, niveli i ulët i zbatimit të masave të qeverisë në sektorin e turizmit, thekson Enti shtetëror për revizion(EShR), duke analizuar efektivitetin e masave dhe politikave të marra nga shteti për uljen e efekteve të pandemisë në turizëm. U konstatua se mungesa e të dhënave në kohë, të konsoliduara dhe të qarta për mbështetjen e dhënë financiare, e bën të pamundur përgatitjen e analizave në kohë dhe efikase të efektit të masave të qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button