ILO: Pandemia dhe kriza janë sfidat kryesore për zbatimin e Garancisë për Rininë në RMV

Në vitin 2020, 34.2 për qind nga 20.000 të rinjtë e papunë në Maqedoninë e Veriut që u regjistruan për masën “Garancia për të rinjtë” morën ofertë pune brenda katër muajve, por ky numër u ul ndjeshëm vitin e kaluar në 2021, kështu që masa regjistroi 18.000 persona, ndërsa numri i atyre që kanë marrë ofertë pune është ulur me 43.7 për qind, thuhet në raportin e publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) me rastin e 12 gushtit – Ditës së Rinisë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave, në mesin e të papunëve janë më shumë vajzat, si dhe grupmosha 25-29 vjeç, si dhe ato me arsim të mesëm të përfunduar.

Gjetjet i referohen raportit nga hartëzimi (mapimi) i të rinjve që nuk janë të punësuar dhe nuk janë pjesë e sistemeve të arsimit apo trajnimit, me qëllim mbështetjen e përgatitjes së Planit të ri për zbatimin e Garancisë Rinore për periudhën nga viti 2023 deri në vitin 2026.

Masa “Garancia për të rinjtë” u mundëson personave deri në 29 vjeç, të cilët nuk janë të punësuar, as të përfshirë në arsim dhe trajnim, të marrin ofertë pune, të vazhdojnë shkollimin ose të përfshihen në një nga masat aktive të punësimit brenda katër muajve pas regjistrimit të tyre si persona të papunë.

Siç thotë ILO, hartëzimi (mapimi) mundëson një rishikim të detajuar të situatës së këtyre personave, arsyeve pse ata nuk janë pjesë e tregut të punës apo në sistemet e arsimit dhe shkencës, si dhe masat që duhen marrë për zbatimin efektiv të Garancisë për Rininë.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të investohet në të gjitha rajonet e vendit për të lehtësuar qasjen e personave me sëmundje ose aftësi të kufizuara në tregun e punës dhe për të përshtatur masat që synojnë reduktimin e hendekut gjinor në qasjen në tregun e punës”, thuhet në raport.

ILO thekson se Garancia për Rininë në përgjithësi tregon rezultate dhe suksese të mira, veçanërisht në drejtim të rritjes së punësimit së njerëzve që ishin jashtë tregut të punës dhe sistemit aktual.

“Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se pandemia, si dhe situata e përgjithshme me krizën aktuale, janë sfidat kryesore për zbatimin e Garancisë Rinore, të cilat mund të kapërcehen me bashkëpunim gjithëpërfshirës ndërsektorial. Të dhënat nga raporti tregojnë se 24.2% e të rinjve janë NEET, një përqindje që është dy herë më e lartë se përqindja e BE-së prej 13.7%. Gjithashtu, në periudhën në vijim, institucionet do të duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë dhe të krijojnë mënyra për përfshirje më të madhe të grave të reja në tregun e punës, sepse të dhënat tregojnë se ka një tendencë në rritje të numrit të grave që mbeten jashtë arsimit ose sistemet e trajnimit”, thotë Daniela Zampini, Specialiste e Lartë e Punësimit në ILO.

Meqë ra fjala, Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që filloi zbatimin e Garancisë për Rininë në vitin 2018.

Sipas rajoneve, përqindja më e lartë e të rinjve që nuk janë të punësuar dhe nuk janë pjesë e sistemeve arsimore janë në rajonet jug-perëndimor, veri-linodr, Pollogu dhe ai i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button