RMV, emigranti nga Siria rezultoi negativ për linë e majmunit

Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi për Sitell se emigranti i shtruar në spital i dyshuar për linë e majmunit, i cili mbeti i lënduar dje në aksidentin e trafikut në rrugën Gjevgjeli-Demir Kapi, ka rezultuar negativ.

Ende priten rezultatet për pacientin e parë nga Kërçova, i cili shfaqi simptoma të lisë së majmunëve.

Paraprakisht u raportua se emigranti në fjalë prej ditës së djeshme ndodhej i shtruar në Klinikën Infektive pasi dyshohej se ka sëmundje të lisë së majmunit.

Në një prononcim për Faktor, doktor Kosta Kapsarov tha se ai është në gjendje të mirë të përgjithshme dhe se është mbajtur për ekzaminime më të detajuara dhe priten rezultatet e analizës që do të konfirmonin një infeksion të mundshëm me këtë lloj lisë.

“Pacienti është sjellë në Klinikën për Sëmundje Infektive nga Kavadari me automjet të Shërbimit të Urgjencës Mjekësore. Ka qenë i sëmurë 9 ditë, dyshohet se ka këtë sëmundje pasi ka skuqje në lëkurë. Bëhet fjalë për një të ri, emigrant nga Siria, i cili është ndaluar në klinikën tonë për të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Është bërë edhe analiza për linë e majmunëve dhe jemi në pritje të rezultateve, thotë doktor Kapsarov nga Klinika për Sëmundje Infektive.

Ky ishte rasti i dytë i dyshuar i lisë së majmunëve në Maqedoni. I pari është një 43-vjeçar nga Kërçova, për të cilin ende nuk ka informacione lidhur me analizat dhe ndoshta nëse ka ndonjë rezultat specifik që do të konfirmonte një infeksion të mundshëm të lisë së majmunit.

Ndryshe, Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) dje rekomandoi vendosjen e masave izoluese/karantine për personat të cilët kanë dhe dyshojnë në simptoma të lisë së majmunit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button