Kamioni me 49 refugjatë në rrugën Gjevgjeli-Demir Kapi humbi kontrollin, 24 të lënduar, dy janë në spital

Në aksidentin e djeshëm të trafikut afër Marvincës, 24 emigrantë kanë mbetur të lënduar, ndërsa dy me lëndime të rënda janë ndaluar në spital. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në rrugën rajonale Gjevgjeli-Demir Kapi, pasi një kamion me 49 emigrantë ka dalë nga rruga dhe më pas shoferi ka ikur. Zyrtarisht udhëtarët ishin nga Siria, transmeton Portalb.mk.

Në ofrimin e kujdesit shëndetësor për të lënduarit kanë marrë pjesë ekipet e emergjencës nga Gjevgjelia, Vallandova, Kavadari dhe Negotina.

“Pas orës 19:00 në Spitalin e Përgjithshëm të Gjevgjelisë disa herë janë sjellë persona të lënduar në aksident trafiku. Ata janë hospitalizuar në Repartin e kirurgjisë. Janë trajtuar gjithsej 24 persona, me lëndime të llojeve të ndryshme. Pas kontrolleve, radiografive dhe ekzaminimeve të tjera është konstatuar se 22 persona kanë marrë lëndime të lehta. Dy persona me lëndime të rënda janë dërguar në Qendrën Klinike urgjente në Shkup. Një person me lëndime në gjoks është mbajtur aty, ndërsa personi tjetër me lëndime të vertebrës torakale është kthyer në spitalin e Gjevgjelisë, me rekomandim për trajtim të mëtutjeshëm spitalor në Repartin e kirurgjisë”, tha dr.Mitko Kërxhov, drejtor i Spitalit të përgjithshëm të Gjevgjelisë.

Policia njoftoi se po merr masa për zbardhjen e rastit.

Së fundmi, Policia gjeti 45 emigrantë në shtëpinë e një presoni nga Kumanova. Shtëpia e tij u kontrollua me urdhër të gjykatës, ku 44 nga shtetasit e huaj që u  gjetën ishin nga Pakistani dhe një nga India.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button