Në Kinë, virus i ri që shkakton ethe dhe plogështi, mund të jetë transmetuar nga kafshët

Shkencëtarët në Kinën lindore po monitorojnë një virus të ri që me gjasë është transmetuar nga kafshët dhe deri më tani 35 persona janë infektuar me të, raporton BBC.

Henipavirus i ri Langya (LayV) është identifikuar te pacientët në provincat Shandong dhe Henan të Kinës. Një numër i konsiderueshëm i 35 pacientëve kishin ethe, plogështi dhe kollë. Mendohet se virusi u është transmetuar nga kafshë të vogla të ngjashme me minjtë, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë provë që (LayV) mund të transmetohet nga personi në person.

Sipas asaj që një nga shkencëtarët që monitoron virusin e ri tha për New England Journal of Medicine, deri më tani nuk ka pasur vdekje apo komplikime serioze midis të infektuarve, “kështu që nuk ka nevojë për panik”.

Ai shpjegon se virusi u identifikua në 27 për qind e minjëve të vegjël që u testuan dhe megjithëse nuk ka nevojë të frikësohet shumë nga zbulimi i ri, njerëzimi duhet të jetë akoma në gatishmëri, sepse shumë viruse në natyrë mund të sjellin rezultate të paparashikueshme nëse në njëfarë mënyre transmetohen te njerëzit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button