Është prishur autobusi, udhëtarët nga Maqedonia kaluan natën në autostradën e Serbisë

Udhëtarët nga Maqedonia kaluan natën në autostradë në Serbi për shkak të prishjes së autobusit, raporton Sitel, transmeton Portalb.mk.

Rreth 50 udhëtarë qëndruan në mes të autostradës afër Beogradit për më shumë se 10 orë për shkak të prishjes së autobusit me të cilin po udhëtonin nga Lubjana për në Shkup. Autobusi është në pronësi të agjencisë Hisar Travel dhe funksionon në linjë të rregullt. Defekti ka ndodhur natën pas mesnate, pas çka pasagjerët janë nxjerrë nga autobusi, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë tentuar ta riparojnë vetë autobusin. Inspektorati i Transportit dhe Lidhjeve kontrollon dokumentet e Hisar Travel nëse transportin e udhëtarëve e kryejnë në mënyrë të ligjshme dhe të sigurt.

Ndryshe, fatkeqësia më e madhe me autobus ndodhi para mbi tre vite e gjysmë me autobusin e“Durmo Turs” i cili doli nga autostrada dhe u rotullua në fshatin Llaskarcë të Shkupit në fshatin, ku humbën jetën gjashtëmbëdhjetë qytetarë. Sot e kësaj dite, rasti ende nuk ka marrë ndonjë epilog.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen. Gjykimi për rastin “Llaskarca” ka nisur në shtator të vitit 2019, ndërsa deri tani ka pas mbi 100 seanca gjyqësore dhe nuk mund t’i zhbllokohet. Lëndën e udhëheq gjyqtarja Dijana Gruevska, gjyqtarja e dytë është Aleksandra Risteska.

Tjera lajme rreth këtij rasti tragjik LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button