SHBA: Thellimi i aleancës Rusi-Iran “kërcënim i thellë”

Departamenti amerikan i Shtetit vlerëson se rritja e bashkëpunimit të Rusisë me Iranin duhet të shihet si një rrezik i madh për komunitetin ndërkombëtar, teksa Moska dërgoi një satelit iranian në orbitë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga zyra për komunikim me mediat e Departamentit të Shtetit për AA thanë se SHBA-ja është në dijeni të lançimit nga Rusia të “një sateliti me aftësi të konsiderueshme spiunazhi në emër të Iranit”.

“Thellimi i aleancës midis Rusisë dhe Iranit është diçka që e gjithë bota duhet ta shikojë dhe ta shohë si një kërcënim të thellë”, thuhet në përgjigjen me email.

Lançimi erdhi vetëm tre javë pasi presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei u zotuan të punojnë së bashku kundër Perëndimit.

Sipas agjencisë ruse hapësinore Roscosmos, sateliti me sensorë në distancë Khayyam, i emëruar sipas poetit dhe filozofit persian të shekullit të 11-të, Omar Khayyam, u lëshua nga një raketë ruse Soyuz nga porti kozmik Baikonur në Kazakistan.

Shefi i kompanisë Roscosmos, Juri Borisov e përshëndeti lançimin si një “ngjarje historike në bashkëpunimin dypalësh Rusi-Iran që hap rrugën për zbatimin e projekteve të reja” të përbashkëta.

Ndërkohë, sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Irani ka marrë të dhënat e para nga sateliti i tij Khayyam. Sipas raportimit, bëhet fjalë për matje telemetrike që u pranuan nga stacionet tokësore të Agjencisë Hapësinore Iraniane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button