DAP përfundoi përditësimin e aplikacionit “MojDDV”, është i qasshëm edhe në në Google Playstore

Pas më shumë se 20 ditësh që nga fillimi i përditësimit të aplikacionit MojDDV (TVSh-ja ime), Drejtoria për të ardhura publike informoi se nga sot është i disponueshëm versioni i përshtatur i aplikacionit edhe në Google Playstore, transmeton Portalb.mk.

Shfrytëzuesit e aplikacionit duhet që fillimisht të bëjnë përditësim (update) të MojDDV në playstore, dhe më pas të kyçen në aplikacion dhe në pjesën “profil” të ekranit “lloj i skenerit barkod” të zgjedhin “i avancuara”.

Drejtoria e të Ardhurave Publike gjithashtu njoftoi sot se është në proces pagesa e një pjese të TVSH-së së shprehur në llogaritë fiskale për përdoruesit që kanë skanuar llogaritë fiskale në tremujorin e dytë të vitit 2022, ndërsa secili përdorues mund të kontrollojë statusin e pagesës nga TVSH-ja ime n profilin e vet në www.e-pdd.ujp.gov.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button