Zelenski pas shpërthimeve të djeshme: Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë

Lufta në Ukrainë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj, tha Volodymyr Zelensky pasi dhjetë shpërthime të forta goditën një bazë ajrore ruse në gadishullin e aneksuar, duke vrarë një person dhe duke plagosur tetë të tjerë. Ai nuk i përmendi shpërthimet në fjalimin e tij gjatë natës, por tha se “Krimeja është ukrainase dhe ne nuk do të heqim dorë kurrë prej saj”, transmeton Portalb.mk.

Rusia pretendon se ka pasur shpërthim municionesh në Krime dhe se nuk ka pasur asnjë sulm, ndërsa Ukraina tha se nuk ishte përgjegjëse për shpërthimet.

“Kuptohet se pas shpërthimeve nuk qëndron Ukraina. Çfarë kemi të bëjmë me këtë?”, tha këshilltari i Zelenskit, Mihajlo Podoljak.

Ai konsideron se shpërthimet mund të jenë vepër e diversantëve partizanë vendas.

“Njerëzit që jetojnë nën okupim e kuptojnë se okupimit po i vjen fundi,” tha Podoljak.

Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe tani e konsideron atë territor të saj, kështu që çdo sulm ukrainas do të konsiderohej shumë serioz. Shpërthimet e djeshme janë incidenti më i madh në Krime që nga fillimi i pushtimit rus dhe kanë ndodhur 200 kilometra larg vijës së frontit.

“Nuk do të harrojmë kurrë se lufta ruse kundër Ukrainës filloi me pushtimin e Krimesë. Filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me Krimenë, domethënë me çlirimin e saj”, tha Zelenski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button