Gjysmë milioni të huaj hynë në Shqipëri në 1 javë

Rreth 500 mijë shtetas të huaj kanë preferuar Shqipërinë si destinacionin e tyre të pushimeve në javën e parë te Gushtit, raporton Klan. Sipas të dhënave të sistemit TIMS të Policisë së Shtetit nga data 1 deri në 8 Gusht kanë hyrë në territorin e vendit mbi 494 000 qytetarë të huaj.

Ndërsa e njëjta periudhë e një viti me parë numëronte mbi 431 000 shtetas nga vendet e tjera. Ky është edhe numri me i lartë i hyrjeve në javën e parë të gushtit të përllogaritur në 4 vitet e fundit.

Krahasuar me një vit më parë janë 63 mijë turistë më shumë, megjithatë rritja është edhe më e madhe duke marrë parasysh se shtetasit nga Kosova nuk regjistrohen në sistemin TIMS prej 1 Qershorit kur hyjnë apo dalin nga vendi ynë.

Nga shtetasit e huaj që kanë preferuar Shqipërinë për pushimet e fillim Gushtit vendin e parë e zënë francezët, të ndjekur nga italianët dhe me tej holandezët.

Numri i turistëve të huaj pritet të rritet edhe më shumë në pjesën tjetër të muajit, duke ju referuar prenotimeve të bëra në strukturat hoteliere të vijës bregdetare shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button