Komiteti i Helsinkit: Arsimit në RMV i nevojitet “ajrosje” serioze nga dhunuesit

Njoftimi i një gjimnazisteje për ngjarjet në shkollën e mesme të muzikës “Ilia Nikolovski Luj”, i cili u raportua në media, riaktualizon problemin disavjeçar me sjelljen jopedagogjike, joprofesionale dhe të dhunshme të mësuesve ndaj nxënësve. Kur shkolla bëhet mjedis i pasigurt në të cilin fëmijët i nënshtrohen bullizmit, poshtërimit dhe presionit, kjo nuk nënkupton vetëm shkelje të Konventës për të drejtat e fëmijëve, por lë pasoja afatgjata në shëndetin e tyre dhe zhvillimin e mëtejshëm të jetës, reaguan nga Komiteti i Helsinkit, transmeton Portalb.mk.

Praktika e deritanishme, thonë nga Komiteti, tregon se institucionet sillen në mënyrë të papërshtatshme ose nuk veprojnë aspak ndaj raportimeve për sjellje degraduese, diskriminuese dhe neglizhuese të mësuesve ndaj nxënësve.

“Ne nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe nga organizatat rinore – Këshilli kombëtar rinor i Maqedonisë, Forumi rinor arsimor dhe Unioni i nxënësve të shkollave të mesme kemi synim të përbashkët që të mos lejojmë ky rast të harrohet pasi të shuhet interesi mediatik, por çështjes t’i qasemi në mënyrë sistematike. Inkurajojmë të gjithë nxënësit të raportojnë përvoja të tilla dhe së bashku të bëjmë presion për zgjidhje institucionale të këtij problemi. Për shkak të problemeve të shumta me të cilat ballafaqohet sistemi arsimor, personeli që shkel parimet dhe ligjet bazë pedagogjike në punën e tij padyshim që kontribuon në mosfunksionimin e dukshëm të arsimit, rezultatet e dobëta dhe traumat te nxënësit. Shkollat ​​duhet të jenë mjedis i sigurt për nxënësit e tyre”, thuhet në reagim.

Ata shtojnë se Komiteti i Helsinkit tashmë është duke vepruar sipas raporteve që kanë ardhur menjëherë pas njoftimit për shkollën e muzikës.

“Pasi mësuam se profesorët ushtronin presion për të tërhequr dëshmitë pasi historia u bë publike, inkurajojmë nxënësit të raportojnë edhe ngjarje të tilla”, thonë nga KH.

KKRM, FRA ose UNShM do t’ju ndihmojnë nxënësve të kontaktojnë me ekipin e ndihmës juridike falas të Komitetit të Helsinkit. Nëse dikush ka pasur përvojë të ngjashme, mund të kontaktohet ekipin ligjor në zyrën në rrugën Naum Naumovski Borçe 83 në Shkup ose në [email protected], +389 (0)2 3119 073 dhe +389 (0)72 278 436 .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button